Shëngjini në kulmin e sezonit turistik, 65 për qind e apartamenteve të blera nga shqiptarët e Kosovës

Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, ka thënë se Shëngjini po përjeton një bum të madh turistik, ku pjesa dërrmuese e turistëve dhe investitorëve janë shqiptarë nga Kosova.
Ai në një intervistë për emisionin “Opinion” theksoi se në vetëm një vit e gjysmë, shqiptarët e Kosovës kanë blerë rreth 65 për qind të apartamenteve në këtë zonë bregdetare.
“Turistët janë nga e gjithë bota, por shumica janë polakë që kanë blerë apartamente. Nga Kosova janë 65 për qind e klientelës. Vetëm për 1 vit e gjysmë janë blerë 1,200 apartamente nga shqiptarët e Kosovës dhe 500 nga të huajt. E gjithë diaspora e Kosovës....”, tha Ndreu, transmeton Telegrafi.
Ai gjithashtu tha se aktualisht në Shëngjin janë rreth 25 mijë shtretër, duke theksuar se infrastruktura është përmirësuar për të përballuar fluksin e madh të turistëve.
“Kemi hapur rrugën për investitorët dhe unë ndjek situatën nga afër. Kemi adresuar problemet me energjinë dhe ujin, të cilat nuk besoj se do të shkaktojnë vështirësi. Problemi kryesor mbetet trafiku, i cili është i rënduar nga e hëna deri të shtunën, dhe nga e shtuna në të diel”, shtoi ai.
@rtvklanofficial “O Pjerin ku i gjen gjithë ato lekë?”, si i përgjigjet kryebashkiaku Lezhës Fevziut! Videon e plotë e gjeni në kanalin e YouTube ▶️ RTV KLAN #TvKlan #Opinion #BlendiFevziu
“O Pjerin ku i gjen gjithë ato lekë?”, si i përgjigjet kryebashkiaku Lezhës Fevziut! Videon e plotë e gjeni në kanalin e YouTube ▶️ RTV KLAN #TvKlan #Opinion #BlendiFevziu
Në lidhje me zgjidhjen e problemit të trafikut, sidomos për shkak të kalimit të gjithë trafikut të Velipojës në rrugën e Shëngjit, Ndreu tha se situata është e komplikuar, por shpreson që në vjeshtë të fillojë ndërtimi i bypass-it të Shëngjit, një investim i domosdoshëm nga ana e qeverisë për të lehtësuar ngarkesën.
Kryetari i Bashkisë përmendi edhe aktivitetet e fundjavës së kaluar, ku në Shëngjin u festua Kurban Bajrami dhe u zhvillua festivali i UNUM-it, duke nxjerrë në pah fluksin e madh të turistëve. “Ditën e diel, në orën 14:00 nuk kishte bukë në asnjë furrë buke. Nuk kishte as ujë, as Coca-Cola, aq shumë njerëz ishin”, përfundoi ai. /Telegrafi/
@rtvklanofficial "Të dielën në Lezhë në orën 2 s'ka pasur bukë", Ndreu: Nuk është parë ndonjëherë në historinë e turizimit të Lezhës Videon e plotë e gjeni në kanalin e YouTube ▶️ RTV KLAN #TvKlan #Opinion #BlendiFevziu
"Të dielën në Lezhë në orën 2 s'ka pasur bukë", Ndreu: Nuk është parë ndonjëherë në historinë e turizimit të Lezhës Videon e plotë e gjeni në kanalin e YouTube ▶️ RTV KLAN #TvKlan #Opinion #BlendiFevziu


















































