Javën që po lëmë pas ishte më e qetë për nga zhvillimet, megjithatë fotoreporteri i Telegrafit ka kapur disa momente të cilat janë shënuar javën në kryeqytet.  

Në fillim të javës në sheshet e kryeqytetit u mbajt një marsh për ndërgjegjësimin e shëndetit mendor.


Në marsh morën pjesë një numër i konsiderueshëm i qytetarëve, të cilët mbanin me vete edhe disa pankarta me mesazhe vetëdijësuese për shëndetin mendor.

"Nuk ka shëndet, pa shëndetin mendor", "Kush paguan terapi?", "Marshi i mendjes, bashkë për shëndetin mendor", thuhej në disa pankarta.

Qendra per Hulumtime Psiko Sociale dhe Mjekesore organizon marshin ndergjegjesimi per Shendetin Mendor foto Ridvan Slivova 13

Këto ditë në Kosovë po qëndron edhe zëvendëspresidenti i Parlamentit Evropian, Rainer Wieland, i cili gjatë vizitës së tij ka takuar liderët kosovarë.

Fotoreporteri i Telegrafi, Ridvan Slivova ka kapur një moment kur Wieland është parë në shesh.

Rainer Wieland zevendespresidentin e Parlamentit Evropian foto Ridvan Slivova 1

Duke se tashmë disa rrugë në Prishtinë po shtrohet me kalldrëm. Komuna e Prishtinës këto ditë ka përfunduar punimet në rrugën "2 korriku", e cila është shtruar me kalldrëm, ndërkaq në këtë rrugë është ndaluar qarkullimi i automjeteve.

Me kalldrëm po shtrohet edhe rruga "Taip Krasniqi" në kryeqytet. /Telegrafi/

Punimet me kalledrem ne rrugen Taip Krasniqi Mehmet Kacuri foto Ridvan Slivova 2