Blerim Igrishta, është prokurori që po heton rastin e vdekjes së një punëtori dhe lëndimin e një tjetri, gjatë punës në ndërtimin e një objekti në lagjen Veternik të Prishtinës, pas shembjes së dheut.
Në një intervistë për emisionin “Kallxo Përnime”, Igrishta ka deklaruar se aktualisht është një person i dyshuar dhe i arrestuar, ndërsa po zhvillohen hetime edhe për kompaninë që po kryen punimet.
Sipas prokurorit, i arrestuari është person përgjegjës për sigurinë e punëtorëve.
“Më datën 05.04.2025 jemi njoftuar nga Policia se në lagjen Veternik është një aksident në një vendpune, ku është shembë një pjesë e dheut dhe u dyshojke që janë lëndu dy persona. Për fat të keq, informata ka dalë e saktë dhe kemi dalë në vendngjarje, edhe prokurori i krimeve të rënda, derisa jam njoftu edhe unë dhe kam dalë në vendngjarje. Kur kemi shku aty kemi parë se ka qenë një person pjesërisht i mbuluar nga dheu, dhe i njëjti ka pasur lëndime në këmbë, ndërsa personi tjetër, i cili edhe ka vdekur, ka qenë i mbuluar tërësisht. Jam marrë veprimet e nevojshme, e kemi nxjerrë viktimën, dhe personin e lënduar e kemi dërguar në spital” – deklaroi ai në emisionin e transmetuar më 13.04.2025.
Prokurori tha se hetimet kanë filluar për vepren penale “Asgjësimi apo heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.
“Filllimisht është arrestu një person, i cili në bazë të dokumentacioneve deri tash, për të cilin është bërë kërkesë për shqiptimin e masës së paraburgimit. Ai është personi përgjegjës për sigurinë e punëtorëve në punë. Që nënkupton, se hetimet kanë fillu për veprën penale “heqja e pajisjeve të sigurisë” e po ashtu, është hetu edhe për firmën që i ka kryer punimet dhe jemi në grumbullim të provave dhe të informacioneve. Deri më tani është një person i dyshuar dhe i arrestuar, ndërsa po hetohet edhe personi juridik, firma që ka qenë duke i kryer punimet” – deklaroi ai.
Sipas Igrishtës, dyshimet janë në vendngjarje nuk është bërë sigurimi i vendit të punës dhe mungesa e pajisjeve.
“Ne fillimisht dyshojmë se nuk është bërë sigurimi i vendit të punës, dhe kanë mungu pajisjet e duhura për kryerjen e punëve. Por nuk mundemi me dalë me një konstatim të tillë sepse jemi duke pritur mendimin e ekspertit të punës, të inxhinierëve dhe gjithë personave përgjegjës për kryerjen e atyre punimeve” – tha ai.
Por se a është duke punuar diçka Prokuroria në parandalimin e këtij rasteve, Igrishta tha se me vendim të kryeprokurorit është caktuar një prokuror koordinator që raporton çdo muaj për veprimet në rastet e tilla.
“Është e vërtetë që rastet e tilla kanë fillu të jenë më të shpeshta për shkak edhe të punimeve që po bëhen në qytet. Por Prokuroria Themelore e Prishtinës e ka marrë prioritet që në vitin 2025, të merret shumë më seriozisht me rastet e tilla dhe për çka edhe me urdhër të kryeprokurorit është caktuar një prokuror koordinator i cili do të mirët vetëm me rastet e tilla dhe në baza mujore do të raportoj të kryeprokurori për veprimet e ndërmarra në këto raste. E ku parashihet të thellohet bashkëpunimi edhe me inspektorat dhe organet tjera kompetente dhe raste e tilla të parandalohen, sepse është një dukuri, bukur e shpeshtë e që për shumicën e rasteve po kemi edhe humbje të jetave të njerëzve” – u shpreh Igrishta.
Të dyja kompanitë që janë investitorë në këto vendpunishte nuk kanë pranuar të deklarohen përmes telefonit. E as nga Komuna e Prishtinës nuk pranuan që të deklarohen.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Deputeti i LVV-së, Thaçi: I kemi numrat për zgjedhjen e kryeparlamentarit

Kurti për qëndrimet e patriarkut Porfirije në Kremlin: E vendos rajonin në një rrezik serioz

Rexhaj i LVV-së: Ka pasur takime me Limajn për votimin e Albulena Haxhiut kryeparlamentare

Lëkundje tërmeti në Shqipëri

KQZ tregon sa shpenzuan LVV, PDK, LDK e AAK në tremujorin e parë të 2025-ës

Rama uron Thaçin për ditëlindje: Edhe 100 komandant!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Fituesi i "The Voice Australia", Lachie Gill thotë se nuk është takuar me mentoren e tij Rita Ora që nga mbarimi i spektakliti

Trump: Rusia bëri kompromis të madh, nuk e dëshiron tërë Ukrainën

Perez bën premtim tek lojtarët e Real Madridit nëse mposhtin Barcelonën në finalen e Kupës së Mbretit

Bota në prag të një lufte të re

Dodik kërcënon se do ta arrestojë Përfaqësuesin e Lartë, Schmidt

Real Madrid TV publikon video të gjyqtarit që do ta drejtojë finalen e Kupës së Mbretit