LAJMI I FUNDIT:

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Tre fëmijë kanë humbur jetën si pasojë e shembjes së një objekti të pabanuar në fshatin Jabllanicë të komunës së Gjakovës.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar Sheremet Elzaj nga Policia e Gjakovës.

“Më datë 1 shkurt 2025, rreth orës 22:50, jemi njoftuar se në fshatin Jabllanicë është rrëzuar pllaka e një shtëpie të pabanuar, duke zënë poshtë tre fëmijë. Në vendngjarje kanë dalë njësitë e nevojshme policore, si dhe ekipet e emergjencës, përfshirë ambulancën dhe zjarrfikësit”, ka thënë Elezaj.


Ai ka theksuar se personeli mjekësor ka konstatuar në vendngjarje vdekjen e tre fëmijëve.

“Lidhur me rastin, është njoftuar edhe prokurori i shtetit në koordinim me të cilin, aktualisht janë duke u ndërmarr veprimet e nevojshme hetimore”, ka theksuar Elezaj.

Viktimat raportohet se janë fëmijë të moshës rreth 15-vjeçarë dhe një 14-vjeçar.

Ndryshe, Pal Lekaj i AAK-së, përmes një postimi në Facebook, ka traguar se tre fëmijët janë nga familjet Rama, Morina dhe Mehmeti.

“Tre engjëj të familjeve Rama, Morina dhe Mehmeti sot humbën jetën tragjikisht. Ju shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta familjeve dhe bashkëndjej me të gjithë ata që sot humbën më të dashurit e tyre”, ka shkruar Lekaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Lajme
E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

Lajme
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Lajme
Dyshime për manipulime në votimin e diasporës: Vetëvendosje kërkon hetim të plotë

Dyshime për manipulime në votimin e diasporës: Vetëvendosje kërkon hetim të plotë

Lajme
Krahasimi i votimit jashtë vendit: Vetëvendosje në rënie, LDK me rritjen më të madhe

Krahasimi i votimit jashtë vendit: Vetëvendosje në rënie, LDK me rritjen më të madhe

Lajme
SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

Lajme
Kalo në kategori