LAJMI I FUNDIT:

Shembet një ndërtesë në Doha, humb jetën një person – ekipet e shpëtimit në kërkim të mbijetuarve

Shembet një ndërtesë në Doha, humb jetën një person – ekipet e shpëtimit në kërkim të mbijetuarve

Autoritetet e Katarit thonë se të paktën një person ka humbur jetën nga shembja e një ndërtese në Doha.

Ekipet e shpëtimit filluan menjëherë kërkimin nën rrënoja, për të kontrolluar për të mbijetuarit e mundshëm, transmeton Telegrafi.

Ministria e Brendshme e Katarit konfirmoi se një ndërtesë katërkatëshe u shemb në lagjen Bin Durham të Doha.


Ekipet e shpëtimit kanë gjetur deri më tani shtatë të mbijetuar, ndërsa autoritetet ende nuk kanë dhënë një shpjegim për shkakun e shembjes së ndërtesës.

Në rrjetet sociale janë publikuar video që tregojnë se si një pjesë e ndërtesës ka rënë mbi një godinë aty pranë gjatë shembjes, dhe në sfond dëgjohen alarmet që janë aktivizuar nëpër vetura.

Mbrojtja civile dhe policia kanë rrethuar vendin ku është shembur ndërtesa, ndërsa në vendngjarje kanë qenë disa autoambulanca dhe një ekskavator.

“Ka shumë familje pakistaneze, egjiptiane dhe filipinase në ndërtesë”, tha një zyrtar. Katari është një vend ku të huajt përbëjnë 90% të popullsisë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Prokuroria e Bosnjës e Hercegovinës lëshon urdhër për ndalimin e Dodikut

Prokuroria e Bosnjës e Hercegovinës lëshon urdhër për ndalimin e Dodikut

Bosnja
Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Amerika
Takim i rrallë dhe i paprecedentë në Paris - takohen ushtarakë të lartë të botës, pa praninë e amerikanëve

Takim i rrallë dhe i paprecedentë në Paris - takohen ushtarakë të lartë të botës, pa praninë e amerikanëve

Evropa
Ushtria gjermane në telashe gjersa Trump teston NATO-n

Ushtria gjermane në telashe gjersa Trump teston NATO-n

Evropa
Gjenerali ukrainas viziton ushtarët në rajonin rus: Nuk ka frikë nga rrethimi i forcave tona

Gjenerali ukrainas viziton ushtarët në rajonin rus: Nuk ka frikë nga rrethimi i forcave tona

Evropa
Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

Amerika
Kalo në kategori