LAJMI I FUNDIT:

Shembet hoteli ku mbaheshin në karantinë të prekurit me coronavirus, njësitet emergjente po përpiqen t’i gjejnë 70 të ngujuarit nën rrënoja

Shembet hoteli ku mbaheshin në karantinë të prekurit me coronavirus, njësitet emergjente po përpiqen t’i gjejnë 70 të ngujuarit nën rrënoja

Rreth 70 persona besohet se janë nën rrënoja, pas shembjes së një hoteli në Fujian të Kinës.

Xinjai Hotel është shembur në orët e mbrëmjes, ndërsa brenda dy orëve arritën të shpëtohen 23 viktima, kanë bërë të ditur zyrtarë të këshillit komunal, transmeton Telegrafi.


Ky hotel me 80 dhoma, është shfrytëzuar si karantinë, ku mbaheshin ata që ishin prekur apo kanë rënë në kontakt me të sëmurët me coronavirus, derisa të diagnostikoheshin.

Hoteli i shembur, që shërbente si karantinë

Autoritetet kanë bërë të ditur, se po punohet që të nxirren të ngujuarit nën rrënoja, derisa gjithçka po kryhet nga shpëtimtarët me veshje speciale.

Deri më tani, nga coronavirusi në mbarë botën kanë vdekur 3,526 persona, derisa 104,094 janë të sëmurë, kurse 58,559 janë shëruar plotësisht.

Italia po rekruton mjekët e pensionuar pas vdekjes së 197 pacientëve nga coronavirusi, e njëjta sëmundje i ka infektuar në Spanjë 60 përcjellës të një funerali
Lexo po ashtu Italia po rekruton mjekët e pensionuar pas vdekjes së 197 pacientëve nga coronavirusi, e njëjta sëmundje i ka infektuar në Spanjë 60 përcjellës të një funerali

Organizata Botërore e Shëndetësisë iu ka kërkuar të gjitha shteteve që mbrojtjen dhe trajtimin e coronavirusit ta bëjnë prioritetin kryesor, në përpjekje që ta ndalojnë në tërësi. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Botë
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim

Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori