Shell Kosova me aplikacion të ri
Rrjeti i pikave të karburantit Shell në Kosovë ka prezantuar aplikacionin e tij të ri mobil, një platformë digjitale që u mundëson përdoruesve të menaxhojnë furnizimet me derivate, të ndjekin shpenzimet dhe të përfitojnë nga oferta dhe shpërblime të ndryshme në çdo vizitë në pikat Shell.
Aplikacioni është krijuar për të lidhur përdoruesit me shërbimet e kompanisë në një mënyrë më të drejtpërdrejtë dhe më të organizuar.
Përmes këtij aplikacioni, përdoruesit mund të shohin historikun e furnizimeve, të monitorojnë transaksionet dhe të qëndrojnë të informuar për ofertat dhe promovimet që janë aktive në rrjetin Shell. Platforma përfshin gjithashtu hartën interaktive të të gjitha pikave Shell në Kosovë, duke e bërë më të lehtë gjetjen e pikës më të afërt dhe informimin për shërbimet që ofrohen në secilën prej tyre.
Instalimi i aplikacionit bëhet duke u regjistruar me numrin e telefonit dhe verifikimi bëhet përmes kodit të dërguar, ndërsa më pas përdoruesi mund ta validojë llogarinë në pikat Shell përmes skanimit NFC ose QR, duke e lidhur aplikacionin drejtpërdrejt me furnizimet dhe blerjet që realizohen në stacion.
Çfarë përfitojnë përdoruesit nga aplikacioni Shell?
Zbritje në çdo litër - Aplikacioni lidhet me furnizimin në pikat Shell dhe u mundëson përdoruesve të përfitojnë zbritje gjatë furnizimit me derivate.

Kuleta digjitale për pagesa të shpejta - Aplikacioni përfshin një portofol digjital që mundëson pagesa të sigurta dhe të drejtpërdrejta në stacion, duke e bërë procesin e furnizimit dhe pagesës më të shpejtë.

Vula - Aplikacioni përfshin këtë benefit përmes të cilit përdoruesit mund të përfitojnë produkte falas në Shell Café. Për shembull, pas blerjes së 5 hot dogëve përmes aplikacionit, i 6-ti ofrohet gratis, e njëjta vlen edhe për kafenë ku pas 5 blerjeve përfitoni një kafe falas.

Refero aplikacionin dhe fito përfitime - Përmes programit të referimit, çdo përdorues mund ta ftojë dikë tjetër të instalojë aplikacionin dhe të përfitojë bonuse apo zbritje nga shpenzimet që realizon personi i referuar.

Dhurata dhe shpërblime - Loja "Spin the Wheel" aktivizohet kur shpenzimet për derivate apo produkte në Shell Select arrijnë shumën 100€, ku çdo përdorues fiton një shpërblim. Me rritjen e shpenzimeve deri në 200€ dhe 300€, hapen raunde të tjera me shpërblime më të mëdha.

Shell Harta - Përmes hartës interaktive, përdoruesit mund të gjejnë të gjitha pikat Shell në Kosovë, të shohin distancën nga lokacioni i tyre dhe informacione si orari i punës apo llojet e derivateve të disponueshme.

Ndjekja e shpenzimeve - Aplikacioni ruan historikun e transaksioneve dhe u jep përdoruesve mundësinë të shohin në detaje sa kanë shpenzuar për derivate dhe produkte gjatë muajit apo periudhave të tjera.
Aplikacioni Shell Kosova mund t’a shkarkoni në Google Play dhe App Store.
Për më shumë informacione vizitoni faqet në:
Facebook: Shell Kosova
Instagram: shellkosova
Website: kosovo.shell.com


























