LAJMI I FUNDIT:

Sheholli thotë se Vuçiq në Graçanicë ka marrë 83 për qind të votave

Sheholli thotë se Vuçiq në Graçanicë ka marrë 83 për qind të votave

Njohësi i politikave serbe, Fatmir Sheholli, njëherësh këshilltar i kryetarit të Komunës së Graçanicës, Vladeta Kostiq, ka thënë se fitorja e Aleksandar Vuçiqit në zgjedhjet për president të Serbisë ka qenë e pritur.

Madje ai ka thënë është pritur që kjo fitore e tij të jetë bindëse.

“Është fitore bindëse dhe kjo flet që ai në Serbi ka autoritet”, ka thënë Sheholli në Info Magazine të Klan Kosovës.


Më tej ai thotë se edhe dalja e serbëve në zgjedhjet presidenciale ka qenë masive.

Kjo ka ndodhur edhe në Kosovë. Sipas Shehollit në Komunën e Graçanicës, Vuçiq ka fituar 83 për qind të votave.

Sheholli madje thekson se ky rezultat ka ardhur nga puna e madhe që kanë bërë serbët për këto zgjedhje.

“Edhe në veri ka pasur fitore të jashtëzakonshme. Kundërkandiatët e tjerë radikalët kanë fituar shumë pak vota”, ka pohuar Sheholli.

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
A2: Plan për vrasjen e Albin Kurtit, i dyshuari ekspert në përdorimin e snajperit

A2: Plan për vrasjen e Albin Kurtit, i dyshuari ekspert në përdorimin e snajperit

Lajme
Kalo në kategori