Ministrja e Jashtme finlandeze, Elina Valtonen, nuk e ka përjashtuar mundësinë e dërgimit të trupave të huaja në Ukrainë në të ardhmen, megjithëse tha se nuk ka nevojë për këtë për momentin.
Ajo këto komente i bëri gjatë një interviste dhënë për Financial Times. Valtonen beson se presidenti francez Emmanuel Macron, bëri gjënë e duhur kur e bëri Rusinë të pyeste se cilët mund të jenë kufijtë e mbështetjes perëndimore për Ukrainën, transmeton Telegrafi.
“Tani nuk është koha për të dërguar trupa në terren dhe ne as nuk jemi të gatshëm ta diskutojmë në këtë fazë. Por për një afat të gjatë, sigurisht që nuk duhet të përjashtojmë asgjë”, theksoi ministrja finlandeze.
Në mars, Macron deklaroi se një dislokim i mundshëm i trupave perëndimore në Ukrainë “nuk mund të përjashtohet”. Ai më vonë shtoi se fjalët e tij të diskutueshme ishin menduar me kujdes.
Më pas, duke komentuar idenë që ngriti, Macron theksoi se nëse një skenar i tillë do të zbatohej, forcat franceze nuk do të shkonin në ofensivë kundër Rusisë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
CNN: Rusia dërgon ushtarë të plagosur me paterica në frontin e luftës

Zgjedhjet parlamentare në Gjermani në shifra

Trump njofton raundin e dytë të bisedimeve me Rusinë për paqen në Ukrainë

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Dilerët e arrestuar kroatë posedonin shumë drogë - policia publikon pamjet në Zagreb

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë