LAJMI I FUNDIT:

Shefi i Volvo: Nuk po bie kërkesa për vetura elektrike

Shefi i Volvo: Nuk po bie kërkesa për vetura elektrike

CEO i Volvo, Jim Rowan thotë se kërkesa për modele të reja elektrike do të vazhdojë të rritet.

Volvo ishte një nga prodhuesit e parë të veturave që u angazhua për t’u bërë “plotësisht elektrike” deri në vitin 2030, dhe me atë rast drejtori teknik i markës tha se “nuk ka të ardhme afatgjate për automjetet me motorë SUS”.

Volvo pret, siç thanë ata, një rritje “dyshifrore” të shitjeve këtë vit dhe në një intervistë për Automotive News, Rovan zbuloi se ai mendon se EX30 i ri do të ketë një pjesë “të mirë” të shitjeve vitin e ardhshëm.


Volvo hap zyrtarisht përfaqësinë e saj në Kosovë
Lexo po ashtu Volvo hap zyrtarisht përfaqësinë e saj në Kosovë

I pyetur për “ngadalësimin e supozuar” të kërkesës për automjetet elektrike në tregje, Rowan tha se një gjë e tillë “nuk po vihet re”.

Ai shtoi se “klientëve u pëlqen të drejtojnë automjete elektrike dhe karikimi në shtëpi është një avantazh i rëndësishëm”, dhe se ai beson se ata janë “në rrugën e tyre të mirë për të arritur qëllimin e tyre për t’u bërë një markë 100 për qind elektrike deri në fund të dekadës”.

Deri në vitin 2025, Volvo pret të shesë 1.2 milion automjete, gjysma e të cilave do të jenë plotësisht elektrike. /Telegrafi/