Ministri serb i Punëve të Jashtme, Nikola Selakoviq, duke komentuar dokumentin e pretenduar të kryeministrit slloven, përmes të cilit propozohet ridefinimi i kufijve në Ballkanin Perëndimor, tha se në qoftë se dikush angazhohet për paprekshmërinë e kufijve, atëherë kjo do të thotë që nuk mund të preken as kufijtë e Serbisë. Ai tha se në Serbi ekziston një pjesë e “çarshisë” që është e gatshme të thotë se Kosova nuk është pjesë e Serbisë.
I pyetur në një emision në “TV Prva” se çfarë mendon për “non-paper” dokumentin për “kompletimin e shpërbërjes së Jugoslavisë” për të cilin mediat ditë më parë raportuan se kryeministri slloven Janez Jansha ia ka dorëzuar presidentit të Këshillit Evropian, ministri serb i Punëve të Jashtme, Nikola Selakoviq, tha se “çfarë duhet të mendoj për këtë?”
“Ne as nuk e dimë nëse ekziston një letër e tillë ‘non-paper’. Nuk ia vlen të hamendësohet nga është, kush është autori”, tha Selakoviq, përcjell Telegrafi.
Ai shtoi se dëshironte të theksojë se të gjithë bashkëbiseduesit e huaj, me të cilët ai foli si ministër i Punëve të Jashtme, theksojnë paprekshmërinë e kufijve, por që të gjithë e shikojnë ndryshe këtë.
Ndërsa, kur bëhet fjalë për ‘non-paper’, siç thotë ai, në Serbi ekziston një pjesë e “çarshisë” që është e gatshme të thotë se Kosova nuk është pjesë e Serbisë.
“Unë them po, nëse ne angazhohemi për paprekshmërinë e kufijve, atëherë kjo do të thotë që nuk mund të prekni as kufijtë e Serbisë. Dhe kushdo që sulmon këtë letër [non-paper], duhet ta ketë parasysh këtë. Nëse doni të mbroni veten, mbroji edhe ata rreth vetes. Kjo është ajo që po tregon Serbia dhe ajo gjithmonë thotë se respekton integritetin territorial të Bosnjës dhe Hercegovinës. Kjo do të thotë që ne të respektojmë Marrëveshjen e Paqes të Dejtonit”, theksoi Selakoviq.
Selakoviç thotë se ai ende nuk e di se kur do të vazhdojë dialogu me Kosovën, por sipas tij Serbia insiston për këtë.
Ai thotë se qëndrimi i pesë vendeve të Bashkimit Evropian për të mos njohur pavarësinë e Kosovës është një garanci se negociatat do të zhvillohen në një mënyrë të drejtë dhe korrekte.
Ai ka komentuar edhe zërat që thonë se dialogu do të kthehet në “pikën zero”, tetë vjet pas arritjes së Marrëveshjes së Brukselit.
“Kthimi në ‘pikën zero’ do të thoshte që të gjithë të heqim dorë nga gjithçka që jemi dakorduar. A është kjo poenta? Mund të them se do të luftojmë për interesin tonë nacional”, përfundoi Selakoviq. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Osmani: Mickoski mund ta ftojë VLEN-in për kafe, por në Qeveri mund ta marrë vetëm si pjesë e koalicionit “Maqedonia përsëri e jotja”
Voziti me fëmijë në prehër – policia e dënon me 400 euro gjobë, 5 pikë negative dhe i merret patent shoferi për 6 muaj
Bytyqi: Një vit e gjysmë punuam në planin e rritjes, të ndërmarrim të gjitha proceset reformuese
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut
Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë
Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City