LAJMI I FUNDIT:

Shefi i diplomacisë gjermane sjell në Kosovë porosinë për Gjykatën Speciale dhe demarkacionin

Shefi i diplomacisë gjermane sjell në Kosovë porosinë për Gjykatën Speciale dhe demarkacionin

Kosova duhet të jetë e përgatitur për çështje jo të këndshme, që do ta presin gjatë këtij viti, ka qenë porosia e kryediplomatit gjerman, Sigmar Gabriel.

Shefi i siplomacisë gjermane pas një takimi me kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj, theksoi se Kosova do të ketë sfida të mëdha.


Gabriel përmendi sundimin e ligjit, zbatimin e reformave dhe sigurimin e gjyqësorit të pavarur, ndër me të rëndësishmet në rrugën e Kosovës drejt integrimeve evropiane.

Por, ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, theksoi se Dhomat e Specializuara janë një nga çështjet jo të këndshme, që do ta presin Kosovën në këtë vit.

“Ne angazhohemi që Kosova edhe me tej të përgatitet për çështjet jo të këndshme, dhe një nga to janë edhe Dhomat e Specializuara, të cilat duhet të trajtojnë krimet e mundshme të luftës. Unë jam i lumtur që kam dëgjuar që ka vullnet për t’u zgjidhur edhe çështja e demarkacionit me Malin e Zi. Ne e mbështesim këtë, sepse është në të mirë të qytetarëve të Kosovës, në mënyrë që ky kriter të plotësohet dhe të ketë liberalizim të vizave”, tha Gabriel.

Kryediplomati gjerman bëri me dije se ia ka bërë të qartë edhe shtetit të Serbisë që nëse dëshiron integrimin evropian, duhet ta njoh Kosovën, pos plotësimit të kriterit për shtet ligjor.

“Ne sot edhe në Beograd e kemi theksuar, që nëse Serbia dëshiron të shkojë në drejtim të BE-së, duhet që të plotësojë kriteret e shtetit ligjor dhe natyrisht edhe pranimin e pavarësisë së Kosovës. Ky është një parakusht për rrugën e tyre për në BE dhe për këtë ju mund të llogarisni në mbështetjen tonë”, u shpreh ai, raporton KosovaPress.

Derisa, rreth integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian dhe liberalizimin e vizave, Gabriel tha se Kosova duhet të plotësojë kriteret, siç është ai i demarkacionit.

“Sa i përket liberalizimit të vizave, këtu ka pasur një marrëveshje të demarkacionit me Malin e Zi dhe për shkak se ky kusht nuk është përmbushur edhe nuk ka ndodhur liberalizimi i vizave dhe shpresoj që kjo të ndodh së shpejti dhe që marrëveshja të ratifikohet me Malin e Zi. Unë u gëzova që ka hapa që janë diskutuar për të ardhur të një zgjidhje. Unë e kuptoj që vendi juaj dëshiron të marr liberalizimin dhe këtë gjë e duam edhe ne por duhet që kriteri të përmbushet. Po ashtu ne dëshirojmë që ta shoqërojmë Kosovën drejt BE-së dhe drejt zhvillimit dhe përmirësimit ekonomik”, theksoi Gabriel.

Nikoqiri i takimit, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, vlerësoi lartë rolin e Gjermanisë në të gjitha etapat që ka kaluar Kosova.

“Kjo ishte një mundësi ideale t’i shpjegoj ministrit për zhvillimet në Kosovë. T’i japim ato bindjet tona për të arriturat e Kosovës meqë jemi në 10 vjetorin e pavarësisë dhe njëkohësisht ta falënderoj Gjermanin për përkrahjen që i ka dhënë Kosovës që nga koha e vështirë e deri në ditën e sotme në të gjitha dimensionet, në atë ushtarake të kohës së vështirë, ekonomike të rindërtimit të jetës politike. Po ashtu tani në perspektiven tonë evropiane dhe euroatlantike”, tha Haradinaj.

Haradinaj po ashtu tha se strategjia e publikuar ditë më parë nga Komisioni Evropian, i ka hapë rrugë edhe Kosovës për integrim, porse duhet të ndodh një normalizim i marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori