Shefat e Google, Meta, OpenAI dhe Apple në Shtëpinë e Bardhë - mbështesin politikat ekonomike të Trumpit

Udhëheqësit e disa prej kompanive më të mëdha të teknologjisë në botë, përfshirë drejtuesit e Apple, Tim Cook, Meta-s, Mark Zuckerberg, OpenAI, Sam Altman, Microsoftit, Bill Gates dhe Googlet, Sundar Pichai, u mblodhën në Shtëpinë e Bardhë për të marrë pjesë në një darkë zyrtare me presidentin amerikan, Donald Trump.
Gjatë këtij takimi, ata shprehën mbështetjen e tyre për agjendën pro-biznes të administratës së Trumpit, duke e vlerësuar për përpjekjet e tij në krijimin e një klime më të favorshme për rritjen ekonomike dhe inovacionin teknologjik në SHBA.
Lideri amerikan theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes qeverisë dhe sektorit privat për të ruajtur avantazhin teknologjik të Amerikës në një treg global gjithnjë e më konkurrues.
Nga ana e tyre, drejtuesit e teknologjisë shprehën mirënjohje për politikat që synojnë uljen e taksave dhe thjeshtimin e rregulloreve që ndihmojnë në nxitjen e investimeve dhe zhvillimin e risive të reja.
Takimi u pa si një sinjal i qartë i afrimit mes qeverisë dhe industrisë teknologjike, duke hapur rrugë për bashkëpunime të mundshme në fusha si inteligjenca artificiale, siguria kibernetike dhe arsimi digjital. /Telegrafi/



















































