Pentagoni ka dërguar të paktën gjashtë bombardues B-2 – rreth 30% të flotës së bombarduesve të Forcave Ajrore të SHBA-së – në ishullin Diego Garcia në Oqeanin Indian, në atë që analistët e kanë quajtur një mesazh për Iranin teksa tensionet sërish janë rritur në Lindjen e Mesme.
Dislokimi vjen ndërsa presidenti i SHBA-së, Donald Trump dhe shefi i Mbrojtjes, Pete Hegseth paralajmërojnë për veprime të mëtejshme kundër Iranit dhe përfaqësuesve të tij, ndërsa aeroplanët amerikanë vazhdojnë të sulmojnë rebelët Houthi të mbështetur nga Teherani në Jemen, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Imazhet e marra nga kompania private e imazheve satelitore Planet Labs të martën tregojnë gjashtë bombarduesit amerikanë në pistën e ishullit, si dhe strehimore që ndoshta mund të fshehin të tjerë.
Cisternat dhe aeroplanët e mallrave janë gjithashtu në bazën ajrore të ishullit, një bazë e përbashkët amerikano-britanike e cila është 3,900 kilometra (2,400 milje) nga bregu jugor i Iranit.
Pa përmendur drejtpërdrejt B-2-të, zëdhënësi i Pentagonit, Sean Parnell konfirmoi se ushtria amerikane po dërgon aeroplanë shtesë dhe “asete të tjera ajrore” në rajon për të përmirësuar pozicionin mbrojtës të Amerikës në rajon.
“Shtetet e Bashkuara dhe partnerët e tyre mbeten të përkushtuar ndaj sigurisë rajonale … dhe janë të përgatitura t’i përgjigjen çdo aktori shtetëror ose joshtetëror që kërkon të zgjerojë ose përshkallëzojë konfliktin në rajon”, ka thënë Parnell.
Analisti ushtarak i CNN, Cedric Leighton theksoi se vendosja e aeroplanëve luftarakë shumë të sofistikuar, 2 miliardë dollarë, ishte një sinjal për kundërshtarët e SHBA-së.
“Dislokimi i këtyre B-2 është krijuar qartë për të dërguar një mesazh – ndoshta disa mesazhe – në Iran”, tha ish-koloneli i Forcave Ajrore të SHBA-së.
“Një prej tyre mund të jetë një paralajmërim për të ndërprerë mbështetjen e Houthi-ve në Jemen. Një mesazh tjetër që administrata Trump mund t’i dërgojë Iranit është se ai dëshiron një marrëveshje të re bërthamore (për të zëvendësuar marrëveshjen “e keqe” nga e cila Trump tërhoqi SHBA në mandatin e tij të parë) dhe nëse Irani nuk fillon të negociojë me SHBA-në, pasojat mund të jenë shkatërrimi i programit të armëve bërthamore të Iranit”, tha Leon.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë të drejtuar nga Houthi, Trump filloi të shtonte veprimet ushtarake kundër Houthi-ve në mes të marsit, me sulme ajrore që vranë të paktën 53 njerëz dhe plagosën pothuajse 100 të tjerë në Jemen.
Sulmet kanë vazhduar që atëherë, ndërsa Houthi-t kërcënojnë anijet luftarake të SHBA-së në rajon, në sulme që militantët thonë se janë në solidaritet me Gazën, ndërsa ajo përballet me bombardimet nga Izraeli, një aleat kyç i SHBA-së. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Momenti kur bomba ruse Iskander-M godet restorantin plotë civilë në qytetin ukrainas

Miliarderi britanik: Trump ka disa orë për të korrigjuar një gabim të madh me tarifat

A po shkon bota në recesion?

Gjermania u thotë mësuesve të organizojnë trajnime për mbrojtje civile, pasi BE-ja u tha qytetarëve të përgatisin komplete mbijetese 72-orëshe

Britanikët duhet të përgatisin 'paketë mbijetese' 72 orëshe, Putini planifikon sabotimin e tubacionit të gazit

Warren Buffett i vetmi në mesin e njerëzve më të pasur në botë që nuk humbi para për shkak të tarifave të Trump - përkundrazi, ai përfitoi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Hajdari nënshkruan vendimin për rregullimin e çmimeve të naftës – caktohet marzha maksimale të fitimit

Ramabaja: Kam pasur informacione se Duda Balje është takuar me Radoiçiqin më 28 shkurt

Ylli i Borussia Dortmundit lëndohet rëndë para sfidës me Barcelonën dhe humbet sezonin

Rënia e çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare, Berjani: Në Kosovë nafta mund të bie në 1 euro

Diana Tahiri konfirmon ndarjen nga Arion Rexha

Miliarderi britanik: Trump ka disa orë për të korrigjuar një gabim të madh me tarifat