LAJMI I FUNDIT:

SHBA urdhëron 500 trupa për të nisur luftën kundër ISIS-it në Siri

SHBA urdhëron 500 trupa për të nisur luftën kundër ISIS-it në Siri

Shefi i Komandës Qendrore të SHBA-së, gjeneral Kenneth McKenzie tha të shtunën se rreth 500 trupa në lindje të Sirisë pritet të rifillojnë operacionet kundër Shtetit Islamik në ditët dhe javët e ardhshme.

ISIS ka humbur pothuajse të gjithë territorin e saj në Siri dhe forcat amerikane vranë ish-udhëheqësin e saj Abu Bakr al-Bagdadi muajin e kaluar, por grupi që dikur kontrollonte një të tretën e Sirisë dhe Irakun fqinj, ende shihet si një kërcënim, transmeton Telegrafi.


Administrata e presidentit Donald Trump shokoi aleatët e SHBA-së dhjetorin e kaluar duke thënë se Uashingtoni po tërhiqte të gjitha trupat e tij nga Siria.

Por më vonë u tha se vendosi të mbante një forcë të mbetur në pjesën verilindore të vendit, duke u përqëndruar në parandalimin e Shtetit Islamik që të fillojë një rikthim dhe të sulmojë fushat e naftës atje.

Ish-sekretari i mbrojtjes i Trump, James Mattis ishte shprehur kundër zvogëlimit të trupave, duke i thënë Washington Post në atë kohë: ‘Nëse nuk vazhdojmë presionin, atëherë ISIS do të rishfaqet’.

“Tani unë kam rreth 500 trupa amerikane në përgjithësi në lindje të lumit Eufrat dhe në verilindje deri në Sirin”, u tha McKenzie gazetarëve në margjinën e samitit të sigurisë së Dialogut Manama në Bahrein.

“Është synimi ynë të qëndrojmë në atë pozicion duke punuar me partnerët tanë SDF (Forcat Demokratike Siriane) për të vazhduar operacionet kundër ISIS-it poshtë luginës së lumit Eufrat”, shtoi ai.

Turqia nisi dhe më pas ndaloi një ofensivë kundër YPG, përbërësi kryesor i SDF i mbështetur nga SHBA që ndihmoi Shtetet e Bashkuara të mposhtnin Shtetin Islamik, të cilin e sheh si një grup terrorist me lidhje me militantët kurdë në tokën turke.

Moska, mbështetësi kryesor i presidentit sirian Bashar al-Asad, tha që këtë javë ishte gjithashtu në procesin e vendosjes së më shumë policëve ushtarakë rusë në verilindje të Sirisë, vendosjen e spitaleve në terren për civilët, shpërndarjen e ndihmave humanitare dhe rindërtimin e infrastrukturës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Evropa
Pamje të Dubait nga hapësira – ja si dukej, para dhe pas përmbytjeve

Pamje të Dubait nga hapësira – ja si dukej, para dhe pas përmbytjeve

Botë
Rusia fillon tërheqjen e trupave nga Nagorno-Karabaku

Rusia fillon tërheqjen e trupave nga Nagorno-Karabaku

Botë
Sunak do të shpallë paketën më të madhe të ndihmës ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën

Sunak do të shpallë paketën më të madhe të ndihmës ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën

Botë
Turqia së shpejti do të vë në veprim sistemin

Turqia së shpejti do të vë në veprim sistemin "e diskutueshëm" rus të mbrojtjes S-400?

Turqia
Dhjetëra miliarda funte fonde shtesë - Mbretëria e Bashkuar do të rrisë shpenzimet e mbrojtjes në 2.5% të PBB-së

Dhjetëra miliarda funte fonde shtesë - Mbretëria e Bashkuar do të rrisë shpenzimet e mbrojtjes në 2.5% të PBB-së

Evropa
Kalo në kategori