LAJMI I FUNDIT:

SHBA do t’i rris tarifat nëse Kina nuk respekton marrëveshjen tregtare

SHBA do t’i rris tarifat nëse Kina nuk respekton marrëveshjen tregtare

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të gatshme të rrisin tarifat tregtare mbi prodhimet e importuara nga Kina, nëse kjo e fundit nuk respekton marrëveshjen tregtare të pjesshme që dy vendet do të nënshkruajnë sot në Uashington.

Kështu ka thënë sekretari i Thesarit, Steven Mnuchin.


I pyetur nga CNBC për një rritje të tarifave doganore për t’u siguruar që Pekini është serioz, Mnuchin u përgjigj se, “kjo është pikërisht ajo. Presidenti ka mundësi të rrisë tarifat”, përcjell Telegrafi.

Mnuchin shtoi se Kina ka ndryshuar mjaftë rregulla.

“Nuk është çështje pranimi, por është pyetje se çfarë do të bëjnë. Kina ka pranuar të bashkojë ligje shumë domethënëse për të ndryshuar rregullat dhe për këtë kompanitë amerikane janë detyruar të zhvillojnë teknologji”, shtoi ai.

Trump: Marrëveshja tregtare me Kinën do të nënshkruhet më 15 janar
Lexo po ashtu Trump: Marrëveshja tregtare me Kinën do të nënshkruhet më 15 janar

Ditë më parë, presidenti Donald Trump, deklaroi se do të nënshkruajë fazën fillestare të marrëveshjes tregtare me Kinën muajin tjetër, rast ky që mund të jetë një moment historik i një lufte dypalëshe tregtare. /Telegrafi/