LAJMI I FUNDIT:

SHBA: Sulmi që vrau ushtarët sirianë ishte gabim njerëzor

SHBA: Sulmi që vrau ushtarët sirianë ishte gabim njerëzor

Ushtria amerikane ka thënë se sulmi i muajit shtator në Siri që raportohet të ketë vrarë dhjetëra ushtarë sirianë ka qenë gabim njerëzor. Zyrtarët amerikanë megjithatë kanë thënë se rasti nuk paraqet shkelje të ligjeve ndërkombëtare të luftës.

Konkludimet rreth këtij sulmi janë shkruar në një raport që është publikuar më 29 nëntor nga Departamenti i Drejtësisë.


Sulmi i 7 shtatorit ka nxitur reagim nga Siria dhe përkrahësi kryesor i saj ushtarak, Rusia të cilët e kanë akuzuar Uashingtonin se qëllimisht ka pasur cak forcat siriane.

Por, hetuesit ushtarak amerikanë kanë arritur në përfundim se ata që e kanë përcaktuar cakun e sulmeve, kanë menduar se kanë zgjedhur caqe të grupit militant, Shteti Islamik. Sipas raportit, ky ka qenë një gabim i sinqertë dhe se sulmet nuk kanë shkelur ligjin ndërkombëtar të konflikteve të armatosura.

Përfundimisht, sulmet janë ndaluar kur një oficer ushtarak rus ka thirrur përmes një linje të posaçme telefoni për t’i alarmuar amerikanët se sulmi në afërsi të Deir el-Zour, po godiste forcat qeveritare siriane.

Hetuesit ushtarak kanë thënë se oficeri rus ka vendosur vet që të pres 27 minuta në linjë telefonike derisa ka pranuar t’ia jap mesazhin një homologu që e njeh nga pala amerikane.

Nëse mesazhi nuk do të vonohej 27 minuta, gati gjysma e mbi 30 sulmeve ajrore nuk do të kryhej, vlerëson raporti amerikan.

Moska ende nuk ka reaguar ndaj raportit amerikan. /Rel/

Në trend Botë

Më shumë
Vrima e kaltër më e thellë në botë gjendet në Meksikë, është 420 metra nën nivelin e detit - shkencëtarët nuk kanë arritur ende në fund të saj

Vrima e kaltër më e thellë në botë gjendet në Meksikë, është 420 metra nën nivelin e detit - shkencëtarët nuk kanë arritur ende në fund të saj

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Mbante shpatë në dorë dhe vrau një adoleshent, policja britanike konfrontohet me sulmuesin – kolegët e saj e godasin me elektroshok dhe e prangosin

Mbante shpatë në dorë dhe vrau një adoleshent, policja britanike konfrontohet me sulmuesin – kolegët e saj e godasin me elektroshok dhe e prangosin

Evropa
Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Rikthimi i Vulinit në qeverinë e Serbisë, analistët në Beograd: Provokim i drejtpërdrejtë ndaj SHBA-së

Rikthimi i Vulinit në qeverinë e Serbisë, analistët në Beograd: Provokim i drejtpërdrejtë ndaj SHBA-së

Serbia
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori