LAJMI I FUNDIT:

SHBA-ja tërhiqet nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut i OKB-së dhe UNRWA

SHBA-ja tërhiqet nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut i OKB-së dhe UNRWA

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, nënshkroi disa urdhra ekzekutivë me ndikim të gjerë në politikën e jashtme të vendit.

Ai shprehu gatishmërinë për t’u takuar me presidentin iranian, me qëllim bindjen e Iranit për të hequr dorë nga programi bërthamor, për të cilin SHBA beson se është në zhvillim e sipë.

Në të njëjtën ditë, udhëheqësi amerikan nënshkroi një urdhër për të tërhequr SHBA-në nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut i Kombeve të Bashkuara dhe për të vazhduar pezullimin e financimit për Agjencinë e Kombeve të Bashkuara për Ndihmë dhe Punë për Refugjatët Palestinezë (UNRWA).


Këto vendime përkojnë me takimin me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, në Uashington, shkruan reuters.

Administrata Trump ka kritikuar Këshillin për atë që e konsideron si paragjykim kundër Izraelit dhe për përfshirjen e vendeve me regjime autoritare si anëtarë.

Këto veprime përfaqësojnë një rikthim të politikave nga administrata e parë e Trumpit, të cilat ishin ndryshuar nga administrata e presidentit Joe Biden.

Kritikët argumentojnë se tërheqja nga këto organizata mund të minojë angazhimin e SHBA-së ndaj të drejtave të njeriut dhe përpjekjet humanitare në mbarë botën. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Botë
Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa

Botë
Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Botë
Gabon rëndë Departamenti i Musk, vendos bazën sekrete të CIA-s në listën e ndërtesave për shitje

Gabon rëndë Departamenti i Musk, vendos bazën sekrete të CIA-s në listën e ndërtesave për shitje

Amerika
Trump thotë se Ukraina 'mund të mos mbijetojë' edhe me ndihmën e SHBA-së

Trump thotë se Ukraina 'mund të mos mbijetojë' edhe me ndihmën e SHBA-së

Botë
Çudia: Ishte zhdukur 12 vjet më parë, plazhi rishfaqet brenda natës (Foto)

Çudia: Ishte zhdukur 12 vjet më parë, plazhi rishfaqet brenda natës (Foto)

Kalo në kategori