LAJMI I FUNDIT:

SHBA, sanksione të reja ndaj Iranit

SHBA, sanksione të reja ndaj Iranit

Administrata amerikane e drejtuar nga presidenti Donald Trump ka vendosur sanksione të reja ndaj Iranit, pas testeve të fundit të raketave balistike nga Republika Islamike.

Departamenti amerikan i Thesarit njoftoi masat e ndërmarra ndaj 13 individëve dhe një duzine kompanish gjatë kësaj të premteje.


Presidenti amerikan Trump kishte shkruar në “Twitter” vetëm pak çaste më parë se, “Irani po luan me zjarrin. Ata nuk e vlerësojnë sesa i butë ishte treguar Presidenti Obama me ta. Unë nuk do të tregohem i tillë”.

Por edhe reagimi i Iranit nuk ka munguar, teksa ka thënë se nuk do të dorëzohet përpara kërcënimeve “të padobishme” të Amerikës, veçanërisht nga një “person pa eksperiencë”, transmeton tch.

Disa prej grupeve të vëna në listën e sanksioneve të fundit i kanë selitë e tyre në Emiratet e Bashkuara Arabe, Liban dhe Kinë.