LAJMI I FUNDIT:

SHBA rekomandon ‘pauzë’ për vaksinat kundër COVID-19 të Johnson&Johnson, pas raportimeve për mpiksje të gjakut

SHBA rekomandon ‘pauzë’ për vaksinat kundër COVID-19 të Johnson&Johnson, pas raportimeve për mpiksje të gjakut

Agjencitë shëndetësore amerikane kanë rekomanduar shtetet që të ndalojnë administrimin e vaksinës së coronavirusit Johnson&Johnson, pasi raportet për mpiksje të rrallë dhe të rëndë të gjakut u shfaqën në gjashtë gra.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për vendin i cili deri më tani ka administruar më shumë se 6.8 milionë doza.

“Njerëzit që kanë marrë vaksinën J&J që kanë dhimbje të forta koke, dhimbje barku, dhimbje në këmbë ose gulçim brenda tre javësh pas vaksinimit duhet të kontaktojnë ofruesin e tyre të kujdesit shëndetësor”, kanë në një deklaratë të përbashkët Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) dhe Qendrat për Kontrollin e Sëmundjeve dhe Parandalimi (CDC).


Sipas The Guardian, të gjashtë gratë ishin midis moshës 18 dhe 48 vjeç.

Një grua vdiq, dhe një grua në Nebraska është e shtruar në spital në kujdesin kritik, sipas New York Times.

Vaksina e Johnson & Johnson është gjithashtu nën vëzhgim nga Agjencia Evropiane e Barnave, e cila po heton katër raste të mpiksjes së gjakut.

Po sipas The Guardian, për shkak se shtetet amerikane kontrollojnë vetë reagimin e tyre shëndetësor, agjencitë shëndetësore hartuan deklaratën e tyre si një rekomandim, edhe pse vendet federale do të ndalojnë menjëherë administrimin e vaksinës.

Pauza në administrimin e vaksinës Johnson&Johnson është e sigurt se do të jetë një goditje për fushatën amerikane të imunizimit, e cila ishte vendosur të administronte qindra mijëra doza.

Ndryshe, për dallim nga vaksinat e zhvilluara nga Pfizer dhe Moderna, vaksina e Johnson & Johnson kërkon vetëm një dozë për të provokuar imunitetin dhe mund të ruhet në një frigorifer të zakonshëm. Vaksina e Pfizer dhe Moderna kërkojnë ruajtje ultra të ftohtë dhe një regjiment me dy doza. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Shkencëtari i njohur turk paralajmëron: Mund të goditemi nga një tërmet i fuqishëm prej 7 ballësh të Rihterit

Shkencëtari i njohur turk paralajmëron: Mund të goditemi nga një tërmet i fuqishëm prej 7 ballësh të Rihterit

Turqia
Pasi i kritikoi zëvendëspresidenti amerikan, kundërpërgjigjet ministri gjerman i Mbrojtjes

Pasi i kritikoi zëvendëspresidenti amerikan, kundërpërgjigjet ministri gjerman i Mbrojtjes

Evropa
Zelensky pranon të takohet me Putinin - por vetëm me një kusht

Zelensky pranon të takohet me Putinin - por vetëm me një kusht

Evropa
Zelensky takohet me JD Vance - presidenti ukrainas tregon se çka bisedoi me zëvendëspresidentin amerikan

Zelensky takohet me JD Vance - presidenti ukrainas tregon se çka bisedoi me zëvendëspresidentin amerikan

Evropa
JD Vance kritikon lirinë 'e tepruar' në Evropë - godet Britaninë dhe Gjermaninë

JD Vance kritikon lirinë 'e tepruar' në Evropë - godet Britaninë dhe Gjermaninë

Evropa

"SHBA me gjasë do të njoftojë tërheqjen masive të ushtarëve amerikanë nga Evropa", paralajmëron kreu i Konferencës së Sigurisë së Mynihut

Botë
Kalo në kategori