SHBA publikon video: Irani kishte 11 anije këtu dy ditë më parë, tani nuk e ka asnjë

Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) ka publikuar pamjet e një sulmi ndaj anijeve luftarake iraniane në Gjirin e Omanit, me mesazhin se flota iraniane atje është shkatërruar plotësisht.
Ushtria amerikane thotë se goditi 11 anije të Marinës iraniane si pjesë e sulmeve të saj, transmeton Telegrafi.
“Dy ditë më parë, regjimi iranian kishte 11 anije në Gjirin e Omanit. Sot, ata nuk kanë asnjë”, thotë Komanda Qendrore e SHBA-së, duke bashkëngjitur një video që tregon një nga sulmet.
“Regjimi iranian ka ngacmuar dhe sulmuar anijet ndërkombëtare në Gjirin e Omanit për dekada të tëra. Ato ditë kanë mbaruar”, u tha ndër tjera.
“Liria e lundrimit detar ka mbështetur prosperitetin ekonomik amerikan dhe global për më shumë se 80 vjet. Forcat amerikane do të vazhdojnë ta mbrojnë atë”, shtoi CENTCOM. /Telegrafi/
Two days ago, the Iranian regime had 11 ships in the Gulf of Oman, today they have ZERO. The Iranian regime has harassed and attacked international shipping in the Gulf of Oman for decades. Those days are over. Freedom of maritime navigation has underpinned American and global… pic.twitter.com/nzdkMVMqZC
— U.S. Central Command (@CENTCOM) March 2, 2026

















































