LAJMI I FUNDIT:

SHBA pretendon se hetimi i Huawei ishte në shënjestër të spiunëve kinezë

SHBA pretendon se hetimi i Huawei ishte në shënjestër të spiunëve kinezë

SHBA kanë akuzuar dy oficerë të inteligjencës kineze, me pretendimin se janë përpjekur të pengojnë hetimin e Huawei Technologies Co.

Në një ankesë publike të bërë gjatë të hënës, SHBA pretendon se kompania të cilën nuk e emërton, ishte e përfshirë në një ndjekje penale në Brooklyn, New York, gjatë janarit të vitit 2019 dhe shkurtit të 2020.

E një person që ka njohuri të detajuara me këtë çështje, ka konfirmuar se bëhet fjalë për Huawei, transmeton Telegrafi.


SHBA pretendon se Guochun He dhe Zheng Wang, kanë punuar së bashku për të korruptuar një punonjës të zbatimit të ligjit, për të dhënë informacione konfidenciale lidhur me dëshmitarët, provat dhe akuzat e mundshme shtesë që do të ngriheshin kundër kompanisë.

He kishte paguar punonjësin 61 mijë dollarë, thuhet në dokumentin e kallëzimit penal. Në anën tjetër, qeveria pretendon se He dhe Wang fillimisht kultivuan marrëdhënie me punonjësin e zbatimit të ligjit, të cilin nuk i emëroi. Punonjësi më vonë punon kundër tyre si agjent i dyfishtë nën mbikëqyrjen e FBI-së.

Përpjekjet e supozuara për të ndërhyrë në prokurori u përshkallëzuan në tetor të vitit të kaluar, kur dyshja i thanë punonjësit të zbatimit të ligjit që t’u jepte atyre detaje të takimeve të strategjisë së prokurorisë me ekipin amerikan në Brooklyn, pretendon SHBA.

Punonjësi i kaloi atij një dokument të rremë me një faqe të etiketuar si “sekret”, duke diskutuar një plan të mundshëm për të ngarkuar dy drejtorët aktualë të kompanisë që jetojnë në Kinë. He pagoi 41 mijë dollarë për një faqe të vetme, sipas ankesës. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Më pak se një vit pas lansimit, startup-i i Mira Muratit pritet të arrijë një

Më pak se një vit pas lansimit, startup-i i Mira Muratit pritet të arrijë një "vlerësim marramendës" prej 9 miliardë dollarësh

Teknologji
E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Teknologji
Xiaomi 15 Ultra prezantohet zyrtarisht, zbulohen veçoritë e kamerës

Xiaomi 15 Ultra prezantohet zyrtarisht, zbulohen veçoritë e kamerës

Teknologji
Microsoft heq dorë: Xbox pranon humbjen

Microsoft heq dorë: Xbox pranon humbjen

Lojëra
Samsung do të sjell një telefon palosësh me çmim më të lirë

Samsung do të sjell një telefon palosësh me çmim më të lirë

Teknologji
Shitjet e iPhone 16 më në fund po lejohen në vendin e katërt më të populluar në botë

Shitjet e iPhone 16 më në fund po lejohen në vendin e katërt më të populluar në botë

Teknologji
Kalo në kategori