LAJMI I FUNDIT:

SHBA, masa më të rrepta kundër COVID-19

SHBA, masa më të rrepta kundër COVID-19

Administrata e presidentit Joe Biden do të ndalojë hyrjen në vend të shumicës së shtetasve jo-amerikanë të cilët kanë qenë kohët e fundit në Afrikën e Jugut, në përpjekje për të frenuar përhapjen e një varianti të ri të COVID-19, thanë zyrtarët e shëndetit publik për agjencinë e lajmeve Reuters.

Duke filluar nga e hëna, zyrtarët do të ndalojnë hyrjen e pothuajse të gjithë udhëtarëve jo-amerikanë që kanë qenë në Brazil, Mbretërinë e Bashkuar, Irlandë dhe 26 vende të Evropës të cilat lejojnë udhëtimet nëpër kufijtë e hapur, thanë zyrtarët.

Ish-presidenti Donald Trump kishte udhëzuar më 18 janar që kufizimet për Brazilin dhe Evropën të hiqeshin të martën, më 26 janar, por vendimi i administratës së re do ta shfuqizojë urdhrin e mëparshëm.

Biden, i cili mori detyrën të mërkurën e kaluar, ka ndërmarrë një qasje agresive për të luftuar përhapjen e virusit duke kufizuar udhëtimet. Paraardhësi i tij i kishte refuzuar udhëzimet e kërkuara nga agjencitë shëndetësore amerikane.

Disa zyrtarë shëndetësorë janë të shqetësuar se vaksinat e tanishme mund të mos jenë të efektshme kundër variantit të Afrikës së Jugut, gjë që rrit mundësinë e ri-infektimit.

Varianti i Afrikës së Jugut, i njohur gjithashtu si 501Y.V2, është 50 për qind më infektues dhe është zbuluar në të paktën 20 vende. Zyrtarët e Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) thanë se do të ishin të hapur për shtimin e vendeve të tjera në listë, nëse kjo është e nevojshme.

Varianti i Afrikës së Jugut ende nuk është zbuluar në Shtetet e Bashkuara, por të paktën 20 shtete të SHBA kanë zbuluar një variant të përhapur në Mbretërinë e Bashkuar, i njohur si B.1.1.7. Vaksinat aktuale duken të efektshme ndaj mutacioneve britanike.

Ndërkohë, zyrtarja më e lartë e Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve Rochelle Walensky do të nënshkruajë një urdhër të veçantë të hënën që kërkon maska në të gjitha aeroplanët, tragetet, trenat, metrotë, autobusët dhe taksitë, thanë zyrtarët. Kërkesat e reja pritet të hyjnë në fuqi në ditët në vijim, thanë ata.

Të martën, hyjnë në fuqi rregullat e reja që kërkojnë nga të gjithë udhëtarët ndërkombëtarë të paraqesin një test negativ të koronavirusit të marrë brenda tre ditëve kalendarike para udhëtimit ose provë të shërimit nga COVID-19 për të hyrë në Shtetet e Bashkuara. /VOA/

Në trend Botë

Më shumë
Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Botë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Një veprim që ka

Një veprim që ka "fituar zemrat në mbarë botën" - oficeri i sigurisë në Mekë ndihmon pelegrinin me aftësi të kufizuara për të parë Qaben

Botë
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Në Çeki zbulohet një rrjet propagande i financuar nga Rusia

Në Çeki zbulohet një rrjet propagande i financuar nga Rusia

Evropa
Kalo në kategori