Shtetet e Bashkuara u kanë bërë thirrje gjigantëve të rrjetev sociale Facebook, Instagram dhe Twitter që të pezullojnë llogaritë që lidhen me liderët e Qeverisë iraniane, derisa mbulimi me internet të rikthehet në Iran.
“Është një regjim thellësisht hipokrit”, tha për Bloomberg News, Brian Hook, i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Iranin.
“Ndalon internetin, teksa qeveria vazhdon të përdorë të gjitha llogaritë në këto media sociale. Prandaj, njëra prej gjërave që ne po kërkojmë nga kompanitë si Facebook, Instagram dhe Twitter është që të mbyllin llogaritë e liderit suprem Ayatollah Ali Khamenei, ministrit të Jashtëm Mohammad Javad Zarif dhe presidentit Hassan Rohani, derisa ata të rikthejnë qasjen në internet për njerëzit e tyre”, tha Hook.
Qeveria iraniane ka mbyllur pothuajse të gjithë qasjen në internet teksa protestat anti-qeveritare nisën javën e kaluar në mbarë vendin. Megjithatë, grupet monitoruese kanë thënë se në dy ditët e fundit, qasja në internet ka filluar që të rikthehet, transmeton REL.
Zyrtarët iranianë pretendojnë se protestat – të cilat janë mbajtur në më shumë se 100 qytete pas njoftimit më 15 nëntor për racionimin e naftës dhe rritjes së çmimit të naftës – janë shuar, por pretendime të tilla nuk mund të konfirmohen.
Teherani ka fajësuar armiqtë e huaj, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Arabinë Saudite dhe Izraelin se qëndrojnë prapa protestave, që kanë qenë ndër më të dhunshmet.
Qeveria ka thënë se pesë persona kanë vdekur gjatë protestave, por grupe të të drejtave të njeriut, përfshirë Amnesty International, kanë thënë se mbi 100 është numri i personave që kanë humbur jetën gjatë protestave.
“Regjimi po tenton që të ndalojë internetin sepse po tenton që të fshehë të gjitha vdekjet dhe tragjedinë që ky regjim ka shkaktuar ndaj mijëra protestuesve në mbarë vendin”, tha Hook.
AFP tha se Facebook, Instagram dhe Twitter nuk kanë komentuar lidhur me këtë kërkesë të SHBA-së.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëZelensky paralajmëron për një "Çernobil të dytë"
SHBA fillon ndërtimin e bazës lundruese në brigjet e Gazës
Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës
NATO ka nisur një nga dislokimet më të mëdha detare
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre