LAJMI I FUNDIT:

SHBA-ja zbulon projekt-rezolutën e OKB-së që kërkon armëpushim të menjëhershëm në Gazë

SHBA-ja zbulon projekt-rezolutën e OKB-së që kërkon armëpushim të menjëhershëm në Gazë

SHBA-ja ka zbuluar një projekt-rezolutë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që bën thirrje për një “armëpushim të menjëhershëm” në Rripin e Gazës, ka njoftuar sekretari i shtetit, Antony Blinken.

Diplomati e bëri këtë njoftim gjatë një turneu në Lindjen e Mesme i cili do të përfshijë edhe një ndalesë në Izrael.

Ndryshe, SHBA-ja si mbështetësi kryesor i Izraelit, ka vënë veton ndaj votave të mëparshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për luftën gati gjashtëmujore ndaj projekt-rezolutës algjeriane për “armëpushim të menjëhershëm humanitar”, shkruan the Guardian, përcjell Telegrafi.


Megjithatë, në javët e fundit, Uashingtoni ka rritur presionin ndaj aleatit të tij, duke këmbëngulur që Hamasi duhet të lirojë pengjet e kapura.

“Në fakt, ne kemi një rezolutë e cila bën thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në lidhje me lirimin e pengjeve dhe shpresojmë që shumë vende do ta mbështesin atë”, tha Blinken në Arabinë Saudite.

“Sigurisht, ne qëndrojmë përkrah Izraelit dhe të drejtës së tij për të mbrojtur veten, por në të njëjtën kohë është e domosdoshme që të fokusohemi dhe te civilët të cilët po vuajnë tmerrësisht”, shtoi sekretari amerikan.

Bëhet e ditur se projekt-rezoluta përveç nevojës për një armëpushim të menjëhershëm dhe të qëndrueshëm, thekson edhe nevojën për shpërndarjen e ndihmave humantiare dhe lehtësimit të vuajtjeve. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Rusia tregon dy kushtet që duhen plotësuar nëse SHBA dëshiron paqe në Ukrainë

Rusia tregon dy kushtet që duhen plotësuar nëse SHBA dëshiron paqe në Ukrainë

Botë
Gjiri i Meksikës bëhet

Gjiri i Meksikës bëhet "Gjiri i Amerikës" - Trump nënshkruan urdhrin

Botë
Trump: Pengjet dukeshin si të mbijetuar të Holokaustit, po e humbasim durimin

Trump: Pengjet dukeshin si të mbijetuar të Holokaustit, po e humbasim durimin

Botë
Erdogan: Askush nuk ka fuqinë t'i detyrojë palestinezët të largohen nga atdheu i tyre

Erdogan: Askush nuk ka fuqinë t'i detyrojë palestinezët të largohen nga atdheu i tyre

Botë
Donald Trump bën histori si presidenti i parë në detyrë i SHBA-së që merr pjesë në Super Bowl

Donald Trump bën histori si presidenti i parë në detyrë i SHBA-së që merr pjesë në Super Bowl

Amerika
Zelensky i gatshëm për bisedime me Rusinë në çdo format, nëse

Zelensky i gatshëm për bisedime me Rusinë në çdo format, nëse "e kupton se Amerika dhe Evropa nuk do ta braktisin"

Botë
Kalo në kategori