Washingtoni vendosi një raund të ri sanksionesh që kanë në shënjestër elitat e lidhura me Kremlinin për rolin e tyre në mbështetjen e luftës së presidentit rus Vladimir Putin kundër Ukrainës.
Sanksionet financiare goditën bashkëpunëtorin e Putinit dhe miliarderin Andrey Grigoryevich Guryev, i cili është pronar i pallatit Witanhurst, i dyti për nga madhësia në Londër pas Pallatit Buckingham.
Në shënjestër të këtyre sanksioneve është edhe djali i Guryevit dhe jahti Alfa Nero në Karaibe.
“Ndërsa njerëzit e pafajshëm vuajnë nga lufta agresive e paligjshme e Rusisë, aleatët e Putinit janë pasuruar dhe po financojnë një stil jetese të pasur”, tha në një deklaratë sekretarja amerikane e Thesarit, Janet Yellen.
Viktor Filippovich Rashnikov, një nga taksapaguesit më të mëdhenj të Rusisë dhe dy filialet e kompanisë së tij MMK, e cila është ndër prodhuesit më të mëdhenj të çelikut në botë, gjithashtu u goditën me sanksione, si dhe dy anëtare të tjera të elitës ruse, Alina Maratovna Kabaeva dhe Natalya Valeryevna Popova.
“Departamenti i Thesarit do të përdorë çdo mjet në dispozicionin tonë për t’u siguruar që elitat ruse dhe mbështetësit e Kremlinit të mbahen përgjegjës për bashkëpunimin e tyre në luftën që ka shkaktuar shumë të vrarë”, tha Yellen, duke shtuar se qëllimi është “pakësimi i të ardhurave dhe infrastrukturës që mbështetë luftën e paprovokuar të Rusisë në Ukrainë”.
Në një veprim të përbashkët, Departamenti amerikan i Shtetit vendosi sanksione, duke përfshirë kufizimet e vizave, ndaj oligarkëve që “drejtojnë kompani me të ardhura të mëdha”, duke përfshirë sipërmarrësit Dmitry Aleksandrovich Pumpyanskiy, Andrey Igorevich Melnichenko dhe Alexander Anatolevich Ponomarenko si dhe rreth 900 zyrtarë dhe një sërë firmash të lidhura me mbrojtjen dhe teknologjinë që ndihmojnë “makinerinë ruse të luftës”.
Sanksionet e Departamentit të Thesarit mundësojnë konfiskimin e çdo fondi ose prone në Shtetet e Bashkuara të Amerikane të këtyre individëve ose organizatave dhe ndalojnë firmat me bazë në Amerikë të bëjnë marrëveshje financiare me ta, megjithëse investitorët do të kenë disa javë kohë për të mbyllur transaksionet me kompaninë MMK. /VoA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMe 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX
Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College
DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!
Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!
Në nderim të 80-vjetorit të gazetës “Rilindja”, Posta e Kosovës vë në qarkullim postar emisionin e ri të pullave postare
Vizion dhe strategji - Sekreti i suksesit të Pro Transport
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt
Berisha i PLE "kushtëzon" votën për qeverinë e re