Doganat e Shteteve të Bashkuara kanë filluar të zbatojnë një tarifë prej 10 për qind për të gjitha importet nga një numër shtetesh, përfshirë Kosovën, në përputhje me urdhrin e presidentit Donald Trump.
Ndërkohë, tarifat më të larta për mallrat që vijnë nga 57 shtetet më të mëdha tregtare të SHBA-së do të fillojnë të aplikohen javën e ardhshme.
Vendimi për tarifën bazë prej 10 për qind u implementua në portet detare, aeroportet dhe magazinat doganore të SHBA-së duke filluar nga ora 12:01 të mëngjesit (06:00 sipas kohës lokale në Kosovë) më 2 prill.
Kosova është ndër vendet që është përfshirë nga kjo tarifë, e cila do të ndikojë në importet nga SHBA. Përfaqësues të odave ekonomike kanë shprehur shqetësimin se kjo tarifë do të ketë pasoja të mëdha për eksportuesit kosovarë, duke i kërkuar Qeverisë së Kosovës të heqë tarifën 10 për qind për mallrat nga SHBA dhe të mbështesë bizneset vendase të prekura nga ky vendim, shkruan reuters.
Kelly Ann Shaw, një avokate tregtare dhe ish-këshilltare e Shtëpisë së Bardhë, e përshkroi këtë masë si një nga veprimet tregtare më të mëdha në historinë e SHBA-së. Ajo theksoi se, megjithëse tarifat mund të evoluojnë me kalimin e kohës, ky ndryshim është një hap i rëndësishëm që do të ndikoje në mënyrën se si SHBA-ja ka zhvilluar marrëdhëniet tregtare me të tjerët.
View this post on Instagram
Vendimi i Trumpit për të vendosur tarifa ndaj importeve nga të gjitha shtetet e botës më 2 prill shkaktoi një luhatje të madhe në tregjet globale të aksioneve.
Po ashtu, tarifat më të larta reciproke të Trumpit do të hyjnë në fuqi të mërkurën, me nivele që variojnë nga 11 deri në 50 për qind. Importet nga Bashkimi Evropian do të ndeshen me një tarifë prej 20 për qind, ndërsa ato nga Kina do të goditen me një tarifë prej 34 për qind, që do të çojë tarifën totale për Kinën në 54 për qind.
Kanadaja dhe Meksika janë përjashtuar nga këto tarifa të reja, pasi ato janë ende subjekt i një tarife prej 25 për qind lidhur me krizën e fentanilit në SHBA.
Gjithashtu, Trump ka përjashtuar nga tarifat e reja produktet që janë nën masat e sigurisë kombëtare, duke përfshirë çelikun dhe aluminin, makinat, kamionët dhe pjesët e automjeteve.
Administrata amerikane ka publikuar një listë me më shumë se 1,000 produkte të cilat janë të përjashtuara nga tarifat e reja, përfshirë naftën e papërpunuar, produktet e naftës, barnat farmaceutike, uraniumin, titanin, lëndët drusore, gjysmëpërçuesit dhe bakrin. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Epokë e re bashkëpunimi: 40 kompani nga Bosnja vizitojnë Kosovën

Neptun Kosova hap dyqanin më të madh në Ballkan në Central Park

Kursime mbi 200 mijë euro, ky është zyrtari publik me pagën më të lartë në Kosovë

Cili është trendi i importit të veturave nga Koreja e Jugut në Kosovë?

Bëhu me pronë në bregdet

Grand Blue FAFA Resort, streha e qetësisë dhe elegancës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Egli tregon shpifjet e rënda: Kam dëgjuar që edhe kur dola herën e parë nga Big Brother, kam abortuar

Tha se fitoi një analfabet që çoi në rrënim një vajzë, Egli i përgjigjet Laertit: Nuk jam e shkatërruar, jam e lumtur

Cili është trendi i importit të veturave nga Koreja e Jugut në Kosovë?

Si arriti Dogana e Kosovës ta kapë një orë dore në vlerë 400 mijë euro në Aeroportin e Prishtinës?

Rozana kritikon Gertën për mbështetje ndaj Gjestit, banorja: Kuptova që isha me të kur hëngri shpullën e ju të dy ndenjtët si statuja

"Do ta zëvendësoja Eglin me Gertën", Arbër Hajdari thotë se katërshja që shkoi në finale nuk ishte ajo që ai kishte menduar