LAJMI I FUNDIT:

SHBA heq nga lista e zezë kompaninë e Zharko Vesellinoviqit nga Kroacia

SHBA heq nga lista e zezë kompaninë e Zharko Vesellinoviqit nga Kroacia

Departamenti amerikan i Thesarit hoqi nga lista e të sanksionuarve një kompani, për të cilën më herët tha se udhëhiqet nga Zharko Vesellinoviq, vëllai i biznesmenit nga veriu i Kosovës, Zvonko Vesellinoviq.

Informacioni u publikua të hënën në ueb-faqen e këtij institucioni.


Vëllezërit Vesellinoviq, nënkryetari i subjektit politik Lista Serbe në Kosovë, Millan Radoiçiq, dhe dhjetë persona të tjerë të lidhur me ta u futën më 8 dhjetor në listën e të sanksionuarve nga Departamenti amerikan i Thesarit, nën akuzat se kanë lidhje me krimin e organizuar transnacional.

Përveç tyre, në listën e zezë u përfshinë edhe mbi njëzet kompani të tyre, me seli në Kosovë, Serbi, Kroaci dhe Bullgari.

Sipas deklaratës së lëshuar të hënën, Departamenti amerikan i Shtetit hoqi nga lista e të sanksionuarve kompaninë Nautikacentar D. O. O, e cila udhëhiqet nga Zharko Vesellinoviq dhe është e regjistruar në Kroaci.

Ai nuk dha shpjegime shtesë për vendimin.

Mohimet nga Rijeka

Kompania Nautikacentar është e regjistruar në Rijekë – qytet bregdetar në veriperëndim të Kroacisë.

Më 9 dhjetor, portali kroat Jutarnji.hr njoftoi se ka kontaktuar Zharko Vesellinoviqin, pronarin e kompanisë Nautikacentar, i cili mohoi se ka lidhje me Zvonko Vesellinoviqin dhe se është i përfshirë në krim.

Vesellinoviq po ashtu tha se do të angazhojë një avokat, i cili do t’i kërkojë Ambasadës amerikane shpjegime se si ka ndodhur që emri i tij të përfundojë në listën e zezë të SHBA-së.

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kastrati vendos

Kastrati vendos "delen" mbi foltore, i drejtohet Qeverisë: Populli nuk është dele, krejt jeni hajna

Politikë
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës

Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës

Kronika e Zezë
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori