LAJMI I FUNDIT:

SHBA i dhuron 100 mijë dollarë pajisje Shërbimit Korrektues

SHBA i dhuron 100 mijë dollarë pajisje Shërbimit Korrektues

Nga sot Shërbimi Korrektues i Kosovës do ketë mundësi më të mira të punës pasi që byroja për çështje ndërkombëtare të narkotikëve dhe zbatimit të ligjit (INL) e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, këtij institucioni i dhuroi pajisje me vlerë rreth 100 mijë dollarë.

Në këtë dhurim të këtij donacioni i pranishëm ishte edhe zëvendës-ndihmës sekretari i ShBA-së, Jorgan Andrews, i cili tha se Kosova në shumë aspekte mund të bëhet model potencial për regjionin.


Sipas tij, Shërbimi Korrektues është pjesa kyçe e reformave të sektorit të drejtësisë në cilindo shtet, prandaj duhet të investohet në këtë aspekt.

“Është një njësi matëse e çdo kulture ose qeverie që pajtohet të kujdeset për qytetarët që janë në burg, të varfëritë apo atyre që kanë nevojë për ndihmë. Kjo është një matje e vërtet e aftësisë së qeverisë që të siguroj sundim të ligjit dhe ta mbrojë popullin. Jemi shumë krenar për punën që ju të gjithë keni bërë, drejtor jemi shumë krenar që kemi rrugëtuar së bashku dhe presim për bashkëpunim të mëtutjeshëm, dhe ashtu siç zhvillohet dhe përmirësohet sistemi korrektues këtu në Kosovë, në shumë aspekte mund të bëheni një model potencial për regjionin”, u shpreh ai.

Drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi tha se përmes reformave që po bëhen në këtë institucion, po synojnë që të jetë shembull për rajonin.

Derisa falënderoi shtetin amerikan për këtë donacion, Thaçi tha se shembull i suksesit të Shërbimit Korrektues të Kosovës, është vizita e një delegacioni nga Shqipëria që kanë ardhur në Kosovë për praktika se si trajtohen ata që janë të rikthyer nga Siria.

“Është qëllim i zyrtareve korrektues, është qëllim i Ministrisë së Drejtësisë dhe është qëllim vital i yni….Brenda Shërbimit Korrektues jemi duke arritur reforma të prekshme të arritshme. Reforma rreth trajnimit të stafit, gjithashtu edhe reforma në rehabilitimin e të burgosurve dhe ofrimin e kushteve për të burgosurit sa në mënyrë më të mirë të mundshme. Gjithë këto reforma dhe suksese të Shërbimit Korrektues nuk janë meritë vetëm e jona, padyshim është meritë e partnerëve tanë, çoftë lokal e sidomos atyre ndërkombëtar. Është një donacion i gjashti me radhë i cili do të vazhdoj tutje nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha ai.

Zëvendës-ndihmës sekretari i ShBA-së, Jorgan Andrews në kuadër të vizitës së tij në Kosovë mori pjesë në sesionin e diskutimit lidhur me rolin e shoqërisë civile në sistemin e drejtësisë, i organizuar nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane në Prishtinë.

Andrews nga aty tha se procesi i vettingut ka rreziqe dhe sfida të ndryshme dhe se Kosova duhet ta zhvillojë vetvetiu mekanizmin që ta sanksionojë juristët, prokurorët, gjykatësit të cilët nuk sillën sipas etikës së standardeve. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kurti përmendi Thaçin në 11 vjetorin e marrëveshjeve në Bruksel, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak - dielli do të lind përsëri

Kurti përmendi Thaçin në 11 vjetorin e marrëveshjeve në Bruksel, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak - dielli do të lind përsëri

Lajme
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Osmani: Do ta njoftojë qeverinë për sulmin në Banjskë, pastaj do të vendoset për Ballkanin e Hapur

Osmani: Do ta njoftojë qeverinë për sulmin në Banjskë, pastaj do të vendoset për Ballkanin e Hapur

Politikë
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia të mërkurën do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia të mërkurën do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
Kalo në kategori