LAJMI I FUNDIT:

SHBA, Britania e Madhe dhe BE-ja kërkojnë formimin sa më të shpejtë të Qeverisë

SHBA, Britania e Madhe dhe BE-ja kërkojnë formimin sa më të shpejtë të Qeverisë

Pas Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, ambasadës së Britanisë së Madhe, edhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka kërkuar formimin sa më të shpejtë të  institucioneve të Kosovës.

Në postimin e Ambasadës amerikane në Facebook theksohet se qytetarët me padurim po presin formimin e Qeverisë së Kosovës që do të sillte ndryshime pozitive.

“Ne i bashkohemi thirrjes së Zyrës së Bashkimi Evropian në Kosovës. Qytetarët e Kosovës mezi presin formimin e qeverisë që do të sillte ndryshimet pozitive”.


Ndryshe, sot gjatë ditës ka reaguar Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë si dhe Ambasada britanike.

Zyra e BE-së në një deklaratë për media thekson “ Ne besojmë se palët në fjalë do të arrijnë konsensusin e nevojshëm për të tejkaluar sfidat e mbetura”.

Ndërkombëtarët me presion për formimin e Qeverisë, pas BE-së edhe Britania e Madhe e kërkon një gjë të tillë
Lexo po ashtu Ndërkombëtarët me presion për formimin e Qeverisë, pas BE-së edhe Britania e Madhe e kërkon një gjë të tillë

“Kosova duhet që me urgjencë të vazhdojë punën në reforma për zhvillim ekonomik dhe shoqëror, si dhe sundim të ligjit, zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit BE-Kosovë dhe dialogun me Beogradin të cilin e lehtëson BE-ja”, thuhet në deklaratë.

Edhe Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë mbështeti deklaratën e Përfaqësueses së Lartë të BE-së, EULEX-it dhe krerëve të misioneve të BE-së në Kosovë, për krijimin e sa më të shpejtë të qeverisë së re me qëllim të vazhdimit të reformave në ekonomi, drejtësi dhe vazhdim të dialogut me Serbinë.

BE kërkon formimin e shpejtë të institucioneve: LVV e LDK t’i tejkalojnë sfidat dhe të arrijnë konsensus
Lexo po ashtu BE kërkon formimin e shpejtë të institucioneve: LVV e LDK t’i tejkalojnë sfidat dhe të arrijnë konsensus

“Ne mbështesim deklaratën e Përfaqësueses së Lartë të BE-së, EULEX-it dhe krerëve të misioneve të BE-së në Kosovë”, thuhet në një reagim të Ambasadës britanike. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

Siguri
KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Politikë
Shpresim Uka refuzon përballjen me Faton Ramadanin në debat, rasti “Kiqina” rikthehet në vëmendje

Shpresim Uka refuzon përballjen me Faton Ramadanin në debat, rasti “Kiqina” rikthehet në vëmendje

Lajme
Vaktia e Ramazanit 2025

Vaktia e Ramazanit 2025

Lajme
Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Lajme
Avokati Rrecaj: Kërkesa e Kurtit për intervistim në zyre, juridikisht e paqëndrueshme

Avokati Rrecaj: Kërkesa e Kurtit për intervistim në zyre, juridikisht e paqëndrueshme

Drejtësi
Kalo në kategori