Shawn Mendes shfaqet i dashuruar me modelen braziliane Bruna Marquezine

Shawn Mendes është parë së fundmi duke kaluar momente romantike me modelen Bruna Marquezine.
Çifti u fotografuan duke u puthur në brigjet e Algagoas, duke bërë xhiron e rrjetit pas publikimit të imazheve nga një llogari e fansave.
Sipas TMZ, ata pak javë më parë ishin parë duke udhëtuar së bashku në Brazil.

Kjo pamje vjen një vit pasi Mendes foli hapur për spekulimet mbi seksualitetin e tij. Në një koncert në Amfiteatrin Red Rocks në Colorado, këngëtari tha se ende po e kuptonte veten dhe e përshkroi seksualitetin si “të bukur dhe kompleks”.
Ai shtoi se ndihej e frikshme të flasësh për këtë në një shoqëri ku njerëzit kanë shumë për të thënë, por po përpiqet të jetë i guximshëm dhe autentik.

Mendes shprehu gjithashtu rëndësinë e shkrimit të këngëve si një mënyrë për të shprehur emocionet e tij personale.
Kjo nuk është hera e parë që ai diskuton spekulimet mbi seksualitetin, pasi kishte folur për këtë edhe në intervistën e tij për Rolling Stone në 2018.
Para lidhjes me Bruna Marquezine, këngëtari ishte i lidhur me Camila Cabello, ndërsa modelja kishte pasur një romancë të njohur me futbollistin Neymar. /Telegrafi/

























































