Fati nuk e deshi që të bëhej nënë, por sërish ajo mendon që dashurinë e nënës t’ia japë fëmijëve të saj të adoptuar. Tanimë në moshën 60-vjeçare, Sharon Stone kërkon që të kujtohet si një nënë e mirë për të gjithë.
Në një intervistë për revistën italiane ‘Chi’ aktorja e madhe tregon se jeta e saj ka ndryshuar ndjeshëm.
“Do të doja që një ditë njerëzit të më kujtonin më shumë si një nënë të mirë se sa një aktore të madhe. Më parë kisha synime të mëdha, tani jo më. Jetoj ditët një e nga një dhe jam e lumtur për orët që kaloj më fëmijët dhe sigurisht që jam më e sjellshme me njerëzit që më rrethojnë. Mendoj se jam bërë një njeri mirë”, tha Sharon Stone.
Më tej Sharon Stone tregon për fëmijët e saj të adoptuar:
“Duke qenë se fati nuk më gëzoi të bëhesha nënë, po kërkoj të jem një nënë adoptive e mirë. Kështu duke ndihmuar të tjerët. Ka shumë fëmijë në botë që kërkojnë një familje. Dhe unë mendoj se adoptimi është rruga e dytë që Zoti na ka dhënë për të patur fëmijë. Të qenit human nuk vjen nga fakti se kush të lind, por nga se kush të do”, tha aktorja duke treguar për herë të parë këtë pjesë të jetës së saj.
Më tej aktorja tregon për një moment shumë delikat të jetës së saj.
“Adoptimi i djalit të parë Roan dhe hemorragjia cerebrale që më goditi më ndihmuan shumë. Për disa ditë isha në botën e përtejme dhe kjo më bëri të ndryshoj krejt jetën time dhe mënyrën e të menduarit. Qëndrova 8 muaj në spital dhe humba për pak kohë edhe memorien. Kisha një këmbë të paralizuar dhe nuk dëgjoja nga një vesh. Dhe pikërisht në atë kohë im shoq kërkoi divorcin”, rrëfeu plot emocion aktorja.
“Ish-i im mori kujdestarinë e djalit dhe kjo u bë vetëm me një fjali: nëna është aktore, ka hemorragji cerebrale dhe ka interpretuar role seksi në shumë filma. Për mua kjo ishte e mjaftueshme. Ishte goditje e tmerrshme që më bëri të rikthehem dhe të adoptoj dy fëmijë të tjerë, Laird dhe Quinn. Dhe ata më dhanë forcën për të rifilluar”.
Më pas aktorja bukuroshe foli për tashmen:
“Nuk kam patur frikë nga lakuriqësia. E adhuroj trupin tim, dëfrehem me të dhe jam krenare. Bëj më të mirën time për të qenë në formë. Por për të qenë seksi nuk duhet të jesh e bukur. Sensualiteti vjen nga thellësia. Vetëm femrat që ndihen mirë me veten kanë forcën për të qenë edhe seksi”, deklaron aktorja, që po jeton një lidhje dashurie me një sipërmarrës italian, 19 vjet më të ri.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëA mund t’ju bien flokët nga përdorimi i tharësit të flokëve
Maska më e mirë kundër zbokthit
Thonë se nuk ka grua më të bukur se ajo në planet: Bën seks katër herë në ditë
Mami! Po më dhemb koka!
Çfarë është një nënë surrogate, kur zgjidhet dhe si?
Si t’i ndihmoni bebes të gromësijë më lehtë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert