LAJMI I FUNDIT:

Shaqiri, Xhaka, apo Rashica, cili është futbollisti shqiptar më i mirë sipas FIFA 2020?

Shaqiri, Xhaka, apo Rashica, cili është futbollisti shqiptar më i mirë sipas FIFA 2020?

Kompania e famshme amerikane e video-lojërave “Electronic Arts”, përmes platformës së saj “EA Sports”, edhe këtë vit ka lansuar në treg njërën prej video-lojërave më të famshme dhe më të shitura të futbollit, “FIFA 2020”.

Përpos risive të shumta që kjo lojë sjell çdo vit për miliona përdorues anembanë globit, edhe këtë vit është bërë vlerësimi i futbollistëve në bazë të cilësive që ata posedojnë.

FIFA 2020 ka vlerësuar Lionel Messin, si futbollistin më të mirë në botë, me vlerësim të përgjithshëm prej 94 pikëve. 5 herë futbollisti më i mirë në botë, është i ndjekur nga afër prej Cristiano Ronaldos, i cili është vlerësuar me 93 pikë. Neymar është vlerësuar me 92 pikë, ndërsa Eden Hazard, K. De Bruyne dhe J. Oblak, që të gjithë janë vlerësuar me 91 pikë.


Por, si janë vlerësuar futbollistët shqiptarë nga Kosova?

Sulmuesi i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri mbetet futbollisti më i vlerësuar nga Kosova, me notë të përgjithshme prej 82 pikëve. Shaqiri është vlerësuar me 5 yje (maksimum) për aftësitë e tij dribluese (skill moves). Vlera e tij në treg, sipas FIFA 2020 është 23 milion euro.

Futbollisti tjetër nga Kosova, por që njejtë si Shaqiri luan për përfaqësuesen e Zvicrës, Granit Xhaka, është vlerësuar me notë të përgjithshme prej 81 pikësh, por me potencial që të arrij 82 pikëshin. Xhaka ka 3 yje për aftësitë e tij (skill moves), ndërkohë që vlera e tij në treg është 20 milion euro.

Ylli i përfaqësueses sonë dhe i Werder Bremenit, Milot Rashica, është futbollisti i tretë kosovar më i vlerësuar, me vlerësim prej 79 pikësh, por me potencial më të madh zhvillimi se Shaqiri e Xhaka. Për dallim nga Shaqiri e Xhaka që potencialin maksimal për zhvillim sipas FIFA 2020 e kanë vetëm një pikë, Rashica ka potencial 6 pikë për zhvillim. Pra, nga vlerësimi fillestar prej 79 pikësh, Rashica mund të arrijë në 85 pikë, që nënkupton tejkalim të Shaqirit dhe Xhakës. Vlera e Rashicës në treg sipas FIFA 2020 është 17 milion euro.

Ndërkohë Vedat Muriqi, Arbër Zeneli dhe Valon Berisha janë futbollistët që janë vlerësuar me 75 pikë, por me potencial të ndryshëm zhvillimi varësisht prej moshës dhe faktorëve tjerë. Muriqi dhe Zeneli kanë potencial deri në 79 pikë, ndërkohë potenciali i Berishës është 76 pikë.

Loja e re e “EA Sports” FIFA 2020, me daljen e saj në treg ka mposhtur me shitje thuajse të gjithë rivalët e saj në Evropë dhe më gjerë. Këtë lojë, ndaras apo bashkë me PS4 apo Xbox, mund ta porositni tani në Gjirafa50 me ofertë në zbritje – Kliko këtu.

Transporti është falas në gjithë Kosovën, dhe porosia juaj do të arrijë tek ju brenda 24 orëve.

Blej online TANI

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

La Liga
Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Liga e Kampionëve
Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Liga e Kampionëve
Tifozët thonë se Arne Slot thumboi pronarët e Liverpoolit pas eliminimit nga PSG

Tifozët thonë se Arne Slot thumboi pronarët e Liverpoolit pas eliminimit nga PSG

Liga e Kampionëve
Stafi dhe lojtarët e Real Madridit nën kritika të ashpra pas asaj që bënë në stadiumin e Atletico Madridit

Stafi dhe lojtarët e Real Madridit nën kritika të ashpra pas asaj që bënë në stadiumin e Atletico Madridit

Liga e Kampionëve
Ylli i Atletico Madridit bëhet lojtari i parë që e pranon se Julian Alvarez kishte goditje të dyfishtë të topit

Ylli i Atletico Madridit bëhet lojtari i parë që e pranon se Julian Alvarez kishte goditje të dyfishtë të topit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori