Shaqiri: Kam pasur kërkesa të mëdha për bileta dhe të mos shënoj ndaj Kosovës, normale që të fishkëllehemi – por pritja do të jetë pozitive

Yll i Zvicrës Xherdan Shaqiri ka folur për “Blick” para ndeshjes me Kosovën, e cila zhvillohet të shtunën mbrëma në “Fadil Vokrri”.
Ai fillimisht tha se nëse shënon nuk do të festojë golin, ndërsa shtoi se pret fishkëllima, por në përgjithësi do të kalojnë mirë në Kosovë.
“Unë jam sportist, do të jap çdo gjë për Zvicrën. Por, për respekt ndaj Kosovës, nuk do të festoj në rast të shënimit të golit. Këtë gjë mund ta bëjnë kolegët e mi”.
“Jam i bindur se do të pritemi pozitivisht. Nuk kemi pse frikësohemi se do të fishkëllehemi gjatë shëtitjeve para ndeshjes. Mirëpo, mund të llogarisim se do të fishkëllehemi nga një numër i vogël i njerëzve gjatë ndeshjes. Atmosfera do të jetë ndryshe nga miqësorja e vitit të kaluar në Zurich”, ka thënë fillimisht Shaqiri për “Blick”.
Familja e Shaqiri vjen nga Zhegra e Gjilanit dhe ylli shqiptar i futbollit thotë se shumë familjarë të tij do të jenë në stadium, pasi i kanë kërkuar mbi 50 bileta për këtë ndeshje, ku konfirmon se ato i ka siguruar.
‘Shaqa’ ka zbuluar me shaka se ka pasur edhe kërkesa të llojit që të mos shënojë ndaj Kosovës.
“Unë isha një vjeç, kur me familjen u larguam për në Zvicër shkaku i luftës. Por, dy prindërit e mi kanë nëntë vëllezër e motra, mund të paramendoni se sa familjarë do të jenë në ndeshjen e të shtunës”.
“Deri 50 kërkesa për bileta kam pranuar dhe për fat të mirë kam arritur t’i plotësojë ato. Për shumë prej tyre, për shkak të vizave, nuk është e mundur të vinë për të shikuar një ndeshje në SHBA apo Evropën Perëndimore. Unë gëzohem se do t’i shoh njerëzit e mi. Shpresoj që familja të jetë më me rëndësi sesa nacionaliteti dhe familjarët të më përkrahin. Por, mbi të gjitha duhet ta shijojnë ndeshjen. Shumë më kanë shkruar, që të mos shënoj gol”, ka treguar Shaqiri.
Në fund ai ka treguar se pse nuk ka vendosur të luajë për Kosovën, duke konfirmuar bisedimet që i kishte në atë kohë me FFK-në.
“Kur Federata e Kosovës u pranua në vitin 2016 për të luajtur ndeshje zyrtare, u gëzova shumë, para së gjithash për njerëzit dhe vendin. Ka pasur mundësi që lojtarët me rrënjë nga Kosova të ndryshojnë kombëtaren. Isha në bisedime me zyrtarët atëbotë. Por, më pas erdhi Evropiani me Zvicrën. Dhe për shkak se luajta, u zgjidh kjo çështje automatikisht”, ka përfunduar Shaqiri. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

Besnik Hasi mezi ndalet nga lojtarët e tij që të mos përleshet me tifozët

Garë e zjarrtë për vendin e parë në La Liga, Barcelona nuk gabon

Salah parashikon derbin që Liverpooli e zhvillon përballë Man Cityt

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë