LAJMI I FUNDIT:

Shaqiri favorit për golin më të bukur të ‘Euro 2016, mund të votoni edhe ju (Video)

Shaqiri favorit për golin më të bukur të ‘Euro 2016, mund të votoni edhe ju (Video)

Kampionati Evropian i zhvilluar në Francë dha spektakël të madh si nga ana e tifozëve, po ashtu edhe të lojtarëve në fushë, të cilët treguan aftësitë e tyre në këtë muaj të futbollit.

UEFA ka publikuar edhe listën përfundimtare të golave më të bukur të Evropianit, e cila do të shpallet nga votat e tifozëve në faqen zyrtare të UEFA-s, transmeton Koha.net.

Një nga kandidatët dhe favoriti kryesor për ta fituar këtë çmim është Xherdan Shaqiri, i cili shënoi një gol të bukur kundër Polonisë në minutën e 82.


Aktualisht mesfushori shqiptar i Zvicrës është duke i prirë listës për golin më të mirë, duke lënë prapa rivalët e tij në këtë garë, Gera i Hungarisë me golin e shënuar në minutën e 19 ndaj Portugalisë, Robson-Kanu i Uellsit me golin e shënuar ndaj Belgjikës në minutën e 55, Ronaldo me golin e shënuar ndaj Uellsit në gjysmëfinale në minutën e 50, si dhe goli i finales i Eder në minutën e 109 ndaj Francës.

Klikoni këtu për të votuar dhe më pas klikoni mbi imazhin që mendoni se është goli më i mirë i Evropianit, ndërsa më pas hapet një dritare tjetër në të cilën mund të votoni.

https://www.facebook.com/sport.telegrafi/videos/1239936872696694/