Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka thënë se disa produkte në tregun e Kosovës kanë afat më shumë se një vjeçar, andaj sipas tij, në rafte ende ka produkte të Serbisë dhe Bosnjë Hercegovinës. Shala, në seancën e Kuvendit të Kosovës, ka thënë se qytetarët e Kosovës nuk po i blejnë produktet nga këto dy vende.
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Ganimete Musliu, ka kërkuar sqarime nga ministri i Tregtisë, pse ende nëpër rafte ka numër të madh të produkteve të Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës.
Musliu ka thënë se importi nga këto vende nuk ka rënë dhe se në treg nuk po vërehet mungesa e këtyre produkteve.
“A mund të na tregoni se çka po ndodh, që raftet kurrsesi nuk po zbrazen nga këto produkte serbe, si po hyjnë këto mallra dhe secili është efekti real i taksës 100% ndaj këtyre mallrave”, tha ajo.
Shala ka thënë se disa produkte kanë afat më shumë se një vjeçar.
Sipas tij, qytetarët janë vetëdijesuar në blerjen e produkteve.
“Secili produkt ka afat, jemi të vetëdijshëm që masa është vendosë në nëntor të vitit 2018, ka produkte në tregu ne Kosovës të cilat kanë afat më shumë se 1 vjeçar. Me hyrjen në fuqi të ligjit për mbrojtjen e konsumatorin, respektivisht nenit për vendosjen e flamurit të origjinës, ne me këtë ligj i kemi ndihmuar qytetarët e Republikës së Kosovës në vetëdijesimin e tij se çfarë produkti po blen, dhe qytetari nuk është duke e konsumuar mallrat nga këto dy shtete. Dhe kjo është arsye pse mallrat janë në rafte”, tha ai.
Ai ka thënë se nuk është hasur asnjë mall që nuk është i pajisur me dokumentacionin siç e përcakton ligji në fuqi.
Kujtojmë se në nëntor të vitit 2018, Qeveria e Kosovës ka vendosur taksë 100% ndaj mallrave që vijnë nga Serbia dhe Bosnje Hercegovina./KP/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Edhe Bekë Berisha përfshihet në debatin për koalicione: Nënshtrimin për interesa të ngushta, mos na e shitni si vlerë kombëtare

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Komentoi koalicionet e mundshme të Nismës, Sallahu: Statusi im paraprak ka kuptim veç juridik e kurrsesi politik

Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës