Shefi i Grupit Parlamentar, Nisma-AKR, Endrit Shala në interpelancën për kryeministrin Avdullah Hoti ka thënë se me marrëveshjen e nënshkruar në Washington është afatizuar çështja e mosanëtarësimit të Kosovës nëpër organizatat ndërkombëtare.
Shala tha se edhe Lëvizja Vetëvendosje sa ishte në pushtet e kishte ndaluar aplikimin në Interpol me arsyetimin se nuk ka përkrahje, ndërsa theksoi se të njëjtën po e bën edhe Qeveria aktuale, por më një afat të caktuar prej një viti.
“Le të jemi të sinqertë së pari të gjithë me veten edhe kërkuesit e kësaj interpelancë, nga partia LVV sa ishin në Qeveri, hoqën dorë nga aplikimi, me arsyetimin se nuk ka mbështetje për tu anëtarësuar, dhe duhet shtyrë deri atëherë kur mund të sigurohet mbështetja. As më shumë e as më pak nuk ka bërë Qeveria aktuale sesa Lëvizja Vetëvendosje sa ishin në krye të Qeverisë, madje, mund të themi se përmes kësaj marrëveshje kjo çështje është afatizuar vetëm për një vit”, tha Shala.
Shala tha se Nisma marrëveshjen në Washington e sheh si një mundësi të mirë për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike mes Kosovës e Serbisë.
“Ne si Nismë mendojmë që kjo pikë për të cilën është ftuar interpelanca nuk duhet të shihet apo trajtohet si e veçantë, por në kuadër të marrëveshjes së Washingtonit. Të gjithë e dimë që prej dështimit për anëtarësimit të Kosovës në UNESCO në vitin 2015, dhe në Interpol në vitin 2018, edhe pse nuk kemi pasur vendim, për të mos aplikuar, institucionet e Republikës së Kosovës nuk kanë aplikuar për tu anëtarësuar në organizata ndërkombëtare. Ky moratorium, nuk do të thotë që duhet të ndalojmë të lobojmë për përkrahje për tu njohur si shtet nga shtetet ku mund të arrijmë dhe të sigurojmë këtë njohje”, tha Shala në Kuvendin e Kosovës.
“Këtë më së miri e dëshmon fakti që menjëherë pas nënshkrimit të marrëveshjes, në prani edhe të Presidentit Trump, siguroi edhe njohjen nga Izraeli. Çështja e mos-aplikimit nëpër organizata ndërkombëtare dallon nga çështja e njohjes së shtetit tonë nga shtetet tjera. Marrëveshja e Washingtonit ka hapur perspektivë dhe rrugë për njohje. Përmes marrëveshjes së Washingtonit kemi arritur të thyejmë bllokimin disa vjeçar në rrafshin e njohjeve nga shtetet tjera. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Emërimi i paligjshëm i drejtorit në SHF “Vëllezërit Milladinovi”, Merko në gjykatë: Nuk ndihem fajtor

Lista e Çmimeve të Barnave, MSh përjashton mundësinë për shtyrjen e afatit të zbatimit të saj

Nga Vulin deri te Brnabiq: Fyerjet ndaj shqiptarëve nga zyrtarë serbë ndër vite

KQZ refuzon hapjen e 177 kutive të votimit nga diaspora

A po mbesin jashtë Kuvendit, Arben Gashi nga LDK dhe Bekim Haxhiu nga PDK?

Fjalët e fundit të Adem Jasharit, rrëfen Adnan Merovci

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Ekstradohet nga SHBA ish-oficeri shqiptar i kërkuar për korrupsion dhe nxjerrje të sekretit shtetëror

Rifat Jashari shkakton të qeshura në takim me Kurtin dhe ministrat, pyet Sveçlën: A po të ngon kush, a po e ngon kon, a veç vetën?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi