Më e rëndësishmja është ajo se cilët janë të gjithë përbërësit e domosdoshëm për kënaqësi të plotë dhe sa kohë jeni të detyruar të shpenzoni për ta përgatitur

Pjesa e rëndësishme e aromës tradicionale të shakshukës është domatja, mirëpo me këtë rast do t’ju japim recetën që në vend të domates përdoren perimet e gjelbra të pasura me proteina.


Fjala është për recetën e shëndetshme të pasur me fibra, vitaminën K dhe natyrisht me proteina, transmeton Telegrafi.

Përbërësit:- 5 shparguj;- 2 kërcej selinoje;- ¼ e preshit;- 1 spec i gjelbër;- 150 g kërpudha;- 4 vezë;- ¾ e konservës me thjerrëza të gjelbra;- 600 ml lëng perimesh;- 2 grusht spinaq;- 1 qepë e vogël;- gjysmë luge të vogël arra muskati;- gjysmë luge të vogël spec të bluar;- 2 thelpinj hudhre, të grirë;- majdanoz;- spec i bluar;- fara susami;- vaj ulliri.

cast iron shakshuka easy camping meal

Përgatitja:

Qitni të gjitha perimet e freskëta (pos qepës së re) në një tigan të madh dhe fërgoni në vaj ulliri tre minuta.

Shtoni arrat e muskatit, hudhrën dhe 50 ml ujë perimesh dhe vazhdoni t’i përzieni 5 minuta.

Shtoni thjerrëzat, spinaqin dhe pjesën e mbetur të ujit të perimeve dhe vloni edhe 8 – 10 minuta.

Me lugë bëni katër vrima për vezë, në formë gropëze, dhe thyeni vezët njërën pas tjetrës në secilën gropëz.

Vloni derisa vezët të zihen. Mund ta shpejtoni procesin nëse e mbuloni me kapak tiganin. /Telegrafi/