LAJMI I FUNDIT:

Shakira vendos të dal para gjyqit në Spanjë për akuzat për mashtrim tatimor prej 14.5 milionë eurosh

Shakira vendos të dal para gjyqit në Spanjë për akuzat për mashtrim tatimor prej 14.5 milionë eurosh

Këngëtarja latine me famë botërore, Shakira ka zgjedhur të gjykohet nga prokurorët spanjollë për akuzat se ajo mashtroi qeverinë prej afro 15 milionë euro taksa, tha të mërkurën ekipi i saj i marrëdhënieve me publikun.

Sipas avokatëve të saj, 45-vjeçarja kolumbiane hodhi poshtë një marrëveshje të ofruar nga autoritetet spanjolle dhe dëshiron të provojë pafajësinë e saj në gjykatë.

“Shakira i beson pafajësisë së saj dhe zgjedh ta lërë çështjen në duart e ligjit”, tha në një deklaratë firma PR Llorente y Cuenca.


Foto: FilmMagic

Në vitin 2018, prokurorët spanjollë e akuzuan sensacionin e pop-it që qëndron pas hitit të famshëm “Hips Don’t Lie” për dështimin për të paguar 14.5 milionë euro taksa mbi të ardhurat që ajo fitoi midis viteve 2012 dhe 2014.

Ajo mund të gjobitet ose të dërgohet në burg nëse shpallet fajtore për evazion fiskal.

Foto: Reuters

Prokurorët nuk ofruan detaje të mëtejshme rreth marrëveshjes, e cila mbetet në tavolinë deri në hapjen e gjyqit në Barcelonë.

Firma e marrëdhënieve me publikun e Shakira tha se ajo depozitoi shumën që thuhet se i detyrohet në Agjencinë Spanjolle të Taksave dhe nuk ka borxhe tatimore në pritje.

Çështja varet nga vendi ku ajo ka jetuar gjatë viteve 2012-14.

Foto: Getty

Prokurorët pretendojnë se ishte kryesisht në Spanjë edhe pse rezidenca zyrtare e Shakira ishte në Bahamas.

Shakira, emri i plotë i së cilës është Shakira Isabel Mebarak Ripoll, ka dy fëmijë me futbollistin e Barcelonës, Gerard Pique. Çifti jetonte së bashku në Barcelonë, por së fundmi i dhanë fund lidhjes së tyre 11-vjeçare.

Shakira, e cila ka shitur mbi 60 milionë albume, u nda nga Pique në qershor.

Ndërkohë nuk është caktuar ende një datë për gjykimin. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Egli zgjidh litarin dhe çon gjithë grupin në dënim: Vij nga një Prime i rënduar, Rizarta: Nuk është e drejtë kjo

Egli zgjidh litarin dhe çon gjithë grupin në dënim: Vij nga një Prime i rënduar, Rizarta: Nuk është e drejtë kjo

Magazina

"Rizarta nuk është e rrezikuar për dy javët e ardhshme", plas debati mes vajzave, pas tërheqjes së Eglit nga sfida

Magazina
Olta magjeps me dukjen perfekte gjatë pushimeve në Kubë

Olta magjeps me dukjen perfekte gjatë pushimeve në Kubë

Magazina
Gjesti zgjedh për t'i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

Gjesti zgjedh për t'i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

Magazina
“E bëre që të dalë në nominim Rizarta”, Gerta debaton me Eglin, banorja: Ç’punë kam me të?

“E bëre që të dalë në nominim Rizarta”, Gerta debaton me Eglin, banorja: Ç’punë kam me të?

Magazina
Egli Tako kërkon ta lërë shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Egli Tako kërkon ta lërë shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Magazina
Kalo në kategori