Shakira thuhet se është duke përgatitur një dokumentar ‘bombë’, i cili do të fokusohet në ndryshimet dramatike të jetës, të shkaktuara nga ndarja e saj me Gerard Piquen.
Artistja kolumbiane, 46 vjeç, mori vëmendje të madhe në muajt pas ndarjes duke publikuar këngë ‘diss’ të lidhura me ndarjen, përfshirë “BZRP Music Session #53”, në të cilën ajo pretendonte se
Pique kishte ‘këmbyer një Rolex për një Casio’, kur u nda nga ajo për t’u lidhur me 24-vjeçaren Clara Chia, shkruan DailyMail.
“Mendoj se do të jetë për dramën që ajo ka kaluar dhe do të quhet: “Mashtrimi dhe unë”. Do të jetë kënga ‘diss’ në formë dokumentare”, tha gazetarja spanjolle Laura Fa.
Gazetarja Lorena Vasquez shtoi: “Është e qartë se Shakira po regjistron material grafik për një projekt audiovizual, një dokumentar apo një realitet të stilit dokumentar”.
“Në ditët e sotme duket sikur nëse je një person i famshëm dhe nuk e ke realitetin tënd të stilit dokumentar, je askushi”, tha ajo.
Shakira u pa me një kameraman në pjesën e pasme të automjetit të saj kur mbërriti në gjykatë të hënën për gjyqin e saj të mashtrimit tatimor dhe filmoi momentin kur avokati i saj Pau Molins shkoi për ta takuar dhe ata biseduan përpara se të shkonin në gjykatë.
Shakira thuhet gjithashtu se është regjistruar nga dy kameramanë të cilët mbanin veshjet e Ekuipazhit të Filmit teksa ajo u largua nga El Prat e Barcelonës të mërkurën për të shkuar në Miami, ku ajo tani jeton.
Këngëtarja u largua pa djemtë e saj Milan, 10 vjeç dhe Sasha, tetë vjeç, të cilët do të qëndrojnë me babain e tyre ish-futbollist përpara se të kthehen në Florida në kohë për shkollë javën e ardhshme.
Pas gjyqit të saj të hënën, Shakira kritikoi autoritetet spanjolle për shënjestrimin e ‘individëve të profilit të lartë’ pasi ajo u padit me një gjobë prej 6.4 milionë funtesh në krye të një faturë tatimore prej 15 milionë funtesh për mashtrim financiar.
Yllit të popit iu shqiptua gjoba me shtatë shifra si pjesë e një marrëveshjeje që e lejon atë të shmangë kohën e burgut dhe i jep fund një gjyqi të gjatë mashtrimi në Barcelonë para se të fillonte.
Këngëtarja, e cila ka një vlerë neto prej rreth 240 milionë funte, këmbënguli se ajo ishte e pafajshme, por tha se kishte marrë vendimin “të kursente fëmijët e mi duke parë nënën e tyre të sakrifikonte mirëqenien e saj”.
“Unë i admiroj jashtëzakonisht ata që i kanë luftuar këto padrejtësi deri në fund, por për mua, sot, fitorja është të kthej kohën time për fëmijët dhe karrierën time”, tha ajo në një deklaratë.
Ajo gjithashtu kritikoi autoritetet spanjolle për ndjekjen e saj, duke thënë se rasti i saj ishte i ngjashëm me të tjerët që i kanë parë autoritetet të ndjekin ‘atletët dhe individët e tjerë të profilit të lartë’.
Raste të tilla, tha ajo, u harxhojnë “energjinë, kohën dhe qetësinë e atyre njerëzve për vite me radhë”.
Këngëtarja do të gjobitet me 6.4 milionë funte (7.3 milionë euro) për gjashtë mashtrimet tatimore që ajo rrëfeu si pjesë e marrëveshjes së shpallur sot në gjykatë, më pak se një e treta e shumës që kërkonin prokurorët.
Ajo kishte shlyer tashmë taksën që zyrtarët spanjollë e kishin akuzuar për shmangie – e cila me interesin në krye arriti në afro 15 milionë funte (17 milionë euro). Ajo gjithashtu do të duhet të paguajë një gjobë prej 378,000 funte (432,000 euro) për të shmangur burgun.
Shakira dhe Pique u ndanë në maj të vitit të kaluar pas 11 vitesh së bashku. Ata nënshkruan një marrëveshje për kujdestarinë e fëmijëve dhjetorin e kaluar pas një negocimi të stërzgjatur i cili arriti në krye me një takim maratonë 12-orësh me avokatët e tyre. Shakira u transferua në Miami me djemtë e tyre në prill. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Më shkon nerva", Driloni e pranon gjatë spektaklit se lidhja me Sarën ishte lojë
"Parashqevi Simaku është shtrirë në spitalin psikiatrik", Ilirjani tregon gjendjen e saj: Nuk është mirë, ka pësuar një krizë - s'mund ta ndihmonim më
Gjesti në gjendje të rënduar emocionale, kërkon të largohet nga Big Brother VIP Albania 4
Gerta pyet Gjestin nëse do të lidhej me Eglin, banori habit me përgjigjen
"Të vjen inati që s'ta kam dhënë, shko merre te Bernardi", Jozi i drejtohet me metaforë banale Gjestit në Big Brother VIP Albania
Ia përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
"Parashqevi Simaku është shtrirë në spitalin psikiatrik", Ilirjani tregon gjendjen e saj: Nuk është mirë, ka pësuar një krizë - s'mund ta ndihmonim më
Gjesti i shprehet Eglit për Xhenetën: E kam të vështirë, e kam dashur vërtet atë vajzë
"Të vjen inati që s'ta kam dhënë, shko merre te Bernardi", Jozi i drejtohet me metaforë banale Gjestit në Big Brother VIP Albania
Sondazhi i parë i Valicon për zgjedhjet e 9 shkurtit, këto janë rezultatet
"Burgim i përjetshëm", avokati Syla: Në aktakuzë Naim Murseli konsiderohet si bashkautor, jo porositës
“Nuk kam pëlqim për asnjë vajzë në shtëpi”- Egli shpërthen në lot pas deklaratës së Gjestit