Shaka apo bezdi? Vinçi ‘ndjek’ pushuesen në plazh me hijen e tij

Një video e pazakontë është bërë virale në rrjetet sociale, duke shkaktuar reagime të shumta nga përdoruesit.
Në pamje shihet një grua duke bërë plazh, e cila detyrohet të lëvizë vazhdimisht shezllonin e saj për t’i shpëtuar hijes së një vinçi të madh.
This crane operator blocked the sun every time this woman moved over to tan ☀️😂 pic.twitter.com/zNJbwtzsiu
— Crime Net (@TRIGGERHAPPYV1) March 22, 2026
Operatori i vinçit duket se e ndjek qëllimisht me hijen, duke e penguar të marrë rreze dielli.
Kjo situatë - edhe pse nuk është treguar se në cilin vend ka ndodhur - është cilësuar nga shumë si një shaka e papërshtatshme dhe bezdisëse.
Ndërkohë, videoja ka hapur debat mbi kufijtë e humorit dhe respektin ndaj të tjerëve në hapësira publike. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
10 hours ago
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































