LAJMI I FUNDIT:

Shabani premton hapjen e zyrës për investitorë (Video)

Shabani premton hapjen e zyrës për investitorë (Video)

Kandidati nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Shtimes, Selim Shabani ka theksuar se do të koncentrohet në zhvillimin ekonomik të kësaj komune, përmes stimulimit të resurseve që i ka Shtimja.

Shabani në emisionin “Debat D” në RTV Dukagjini, ka thënë se  prioritet i tyre do të jetë krijimi i një zyre investive, ku do të fokusohen të absorbojnë të gjithë potencialin profesional për ta zhvilluar komunën.


“Do të angazhohemi në përgatitjen e programeve konkrete, e që më siguri me vizitat e investitorëve të jashtëm dhe të brendshëm, do të ofrojmë projekte që do t’iu ndihmojnë atyre që kanë potencial ekonomik të investojnë. Përmes investimeve pritet të rritet numri i të punësuarve”, ka thënë  Shabani. /Telegrafi/