Avokati Besnik Berisha ka bërë të ditur se Shaban Gogaj, i akuzuar vrasjen e Agonis Tetaj dhe familja e të akuzuarit Gogaj ka paditur trupin gjykues, me në krye kryetaren e trupit gjykues, gjykatësja Violeta Husaj-Rugova.
Padinë ndaj trupit gjykues, Berisha e arsyeton me pretendimet se kryetarja dhe anëtarët e trupit gjykues rihapen kundërligjshëm shqyrtimin gjyqësor, me ç’rast dëme të pariparueshme i shkaktuan dhe vazhdojnë t’i shkaktojnë Gogajt dhe familjes së tij.
“Të bindur se vendimet dhe veprimet e trupit gjykues në çështjen penale kundër z.Shaban Gogaj, që nga rihapja e shqyrtimit gjyqësor e deri më datën 25 nëntor 2021 ishin jo vetëm arbitrare, të kundërligjshme dhe kundër kushtetuese, por edhe skajshmërisht të rrezikshme për sigurinë juridike, e për të cilat gjyqtarët nuk mbrohen nga imuniteti funksional, në cilësi të përfaqësuesit të z. Gogaj dhe prindit të tij, më datën 26 nëntor 2021, pranë Gjykatës Themelore në Pejë kemi deponuar padi për kompensimin e dëmit jo material”, ka thënë avokati Berisha, përmes një postimi në Facebook, transmeton Telegrafi.
Ai thotë se “të paditur janë kryetarja dhe anëtarët e trupit gjykues, të cilët si asnjëherë më parë, duke përfillur një kërkesë të kundërligjshme të Kryeprokurorit të Shtetit dhe vartësve të tij, në shkelje të detyrimit të tyre ligjor e kushtetues, rihapen kundërligjshëm shqyrtimin gjyqësor, me ç’rast dëme të pariparueshme i shkaktuan dhe vazhdojnë t’i shkaktojnë z.Gogaj dhe familjes së tij”.
“Kjo padi mbështetet në parimin e barazisë së qytetarëve para ligjit dhe normat tjera ligjore e kushtetuese që mbrojnë personat e dëmtuar nga veprimet abuzive dhe arbitrare te zyrtareve që paguhen të ndajnë drejtësi”, ka thënë Berisha.
Ndryshe, Gjykata e Pejës përmes një vendimi në qershor të këtij viti ka përjashtuar avokatin Besnik Berisha nga e drejta për të mbrojtur të akuzuarin Shaban Gogaj.
Vendimin për përjashtimin e tij e mori gjykatësja Violeta Husaj-Rugova, pasi avokati Berisha i është drejtuar trupit gjykues me fjalët “paragjykues të çështjes penale”.
“Përjashtohet nga gjykimi avokati Besnik Berisha saktësisht nga e drejta për mbrojtjen e Shaban Gogajt dhe njoftohet i akuzuari se mund të angazhojë një mbrojtës tjetër menjëherë në të kundërtën nëse nuk e cakton, do t’i caktohet mbrojtës sipas detyrës zyrtare”, ka deklaruar gjyqtarja Violeta Husaj – Rugova.
Paraprakisht avokati Berisha u dënua me gjobë 500 euro, sepse sipas gjykatës i njëjti është duke i përsëritur pyetjet e njëjta përkundër që i është tërhequr vërejtja, e po ashtu faktin se vazhdimisht është duke deklaruar se gjykata e ka paragjykuar këtë çështje./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri – patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker