Pas votimit të Qeverisë kalimtare në Maqedoni me përfshirjen edhe të Lidhjes Social-Semokrate të opozitës, kanë nisur të rrjedhin afatet kohore për organizimin e zgjedhjeve, tashmë të caktuara më 11 dhjetor, njofton REL.
Ato edhe zyrtarisht pritet të dekretohen nga kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanovski, ndërsa në bazë të procedurave ligjore, institucioni ligjvënës duhet të shpërndahet më së voni deri më 12 tetor, apo 60 ditë para ditës së zgjedhjeve.
Partitë janë shprehur pozitivisht me pikat e zbatuara të marrëveshjes politike, që ishin edhe kushti kryesor për caktimin e datës së zgjedhjeve, por, sipas njohësve të çështjeve politike dhe ekspertëve juridikë, disa çështje lënë dilema nëse zgjedhjet vërtet do të mbahen në afatin e përcaktuar.
Mersim Maksuti, profesor i së drejtës kushtetuese, thotë se marrëveshja e arritur nuk ka zgjidhur çështjen e listës zgjedhore dhe garantimin e punës së Prokurorisë Speciale, e cila po heton zyrtarët lidhur me dyshimet për vepra të rënda penale, që dolën nga ajo që njihet si aferë e përgjimeve.
Sa i përket listës zgjedhore, ai thotë se padrejtësisht e drejta e votës u është marrë rreth 40 mijë shtetasve, të cilët mund të kontestojnë vendimin në Gjykatën Kushtetuese.
“Kjo marrëveshje nuk garanton një realizim të plotë të marrëveshjes së Përzhinës duke lënë dy çështje jo krejtësisht të qartësuara deri në fund. E para, nga kjo marrëveshje ne dolëm me një listë të votuesve, ku 40 mijë shtetasve iu kontestua e drejta e votës dhe shumica prej tyre janë shqiptarë. Shumica prej tyre plotësojnë kushtet për të votuar, por ata u përjashtuan padrejtësisht”, thotë Maksuti.
Çështja tjetër, sipas tij, është puna e Prokurorisë Speciale, e cila disa herë ka qenë objekt i sulmeve të ndryshme. Në Gjykatën Kushtetuese ka një nismë për shfuqizimin e vendimit për themelimin e saj dhe në rast se kjo ndodh, partitë kanë paraparë që Kuvendi brenda katër ditëve të miratojë një ligj të ri për vazhdimin e punës së saj.
Por, sipas Maksutit, fakti që Gjykata zvarrit procedurën për vlerësimin e nismës, lë dyshime nëse kjo do të ndodhë pas shpërbërjes së Kuvendit, që mund të ndërlikojë apo pamundësojë miratimin e një zgjidhjeje të re ligjore në rast të shpërndarjes së Kuvendit.
“Këtij institucioni duhet t’i lihen duart e lira që të mund të nxjerrë para drejtësisë të gjithë kryerësit e veprave penale, pra ata të cilët dyshohen për krime, korrupsion, keqpërdorim të pushtetit, sepse në fund të fundit këto zgjedhje erdhën si rezultat i zbardhjes së përgjimeve dhe krimeve të rënda që janë bërë në këtë vend”.
”Prandaj, vlerësoj se këto zgjedhje do të kenë kuptim vetëm nëse Prokuroria Speciale arrin të luajë rolin për të cilin është themeluar”, thekson Maksuti.
Nga ana tjetër, njohësit e çështjeve politike besojnë se kësaj radhe ministrat e opozitës në Qeverinë kalimtare, do të mund më lehtë t’i përballojnë problemet që mund të paraqiten për shkak të përvojës që kanë nga Qeveria e kaluar kalimtare.
Analisti Mitko Gazhovski thotë zgjedhjet duhet të jenë të lira dhe demokratike, pasi janë alternativa e vetme për të ardhmen e vendit.
“Supozoj se tani në këtë situatë të re, ata kanë marrë një përvojë nga e kaluara dhe janë të vetëdijshëm se çfarë i pret në institucionet që do të drejtojnë në periudhën deri në mbajtjen e zgjedhjeve”.
“Konsideroj se do të bëjnë përpjekje maksimale në arritjen e qëllimit tyre, apo të saj për çka edhe janë zgjedhur, sigurimin e kushteve për zgjedhje të lira dhe demokratike. Pra, besoj se rezultatet nuk do të mungojnë, edhe pse nuk e përjashtoj paraqitjen e problemeve në punën e tyre. Por, është koha e fundit që të përmbushen të gjitha obligimet, pasi qytetarët e këtij vendi meritojnë zgjedhje të lira dhe një të ardhme më të mirë”, vlerëson Gazhovski.
Në Qeverinë kalimtare, Lidhja Social-Demokrate drejton Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, ndërsa ka edhe tri poste të zëvendësministrave.
Marrëveshja ndërmjet katër partive kryesore politike është arritur me ndihmën e ambasadorëve të SHBA-së dhe BE-së, Jess Baily dhe Aivo Orav.
Ambasadori amerikan marrëveshjen e arritur e kishte vlerësuar si një hap shumë të rëndësishëm për të ardhmen e Maqedonisë.
“SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian, janë krenarë që kanë ndihmuar arritjen e marrëveshjes dhe mendojmë se ky është një hap shumë i rëndësishëm për vendin. Ne, do të vazhdojmë të punojmë për mbajtjen e zgjedhjeve korrekte që qytetarët të votojnë pa frikë”, kishte deklaruar ambasadori Baily.
Që nga paraqitja e krizës në Maqedoni, në shkurt të vitit të kaluar, partitë dy herë kishin caktuar datën e zgjedhjeve, më 24 prill dhe 5 qershor, por mbajtja e tyre në këto data kishte dështuar, për shkak të moszbatimit të pikave të marrëveshjes së nënshkruar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/albini-festa-1-780x439.jpg)
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqzddddd-780x439.png)
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave
![Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/474563040_598786249711587_3495130759191672433_n-e1739209156993-780x439.jpg)
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht