Një prind ka habitur përdoruesit në rrjetet sociale me një sfidë që është bërë virale.

Ai publikoi një foto, ku vajza e tij ishte fshehur pas një shkëmbi në Bay of Islands, Zelandë e Re.


Në pamje të parë, fotoja dukej krejtësisht normale, por fytyra e vajzës që shfaqej përmes një vrime të vogël ishte pothuajse e pamundur për t’u dalluar, përcjell Telegrafi.

Përdoruesit e rrjetit u ndjenë të hutuar dhe disa madje thanë se fytyra u shfaq papritur.

Sfida është cilësuar si një nga më të mirat dhe më interesantet që është postuar ndonjëherë në këtë temë. /Telegrafi/