Benjamin Sesko raportohet se ka sakrifikuar një pjesë të pagës së tij dhe komisionin e agjencisë për të finalizuar transferimin te Manchester United, pavarësisht se Neëcastle kishte ofruar pagë më të lartë. 

'Djajtë e Kuq’ kanë arritur një marrëveshje të plotë me RB Leipzig për sulmuesin slloven në një marrëveshje me vlerë mbi 85 milionë euro. 


Sulmuesi 21-vjeçar ishte shumë i kërkuar nga Neëcastle, por ka zgjedhur të transferohet në ‘Old Trafford’. 

Sipas Sky Germany, brenda 72 orëve të ardhshme pritet të kryhet ekzaminimi mjekësor dhe nënshkrimi i kontratës deri në vitin 2030. 

Raporti thekson se për të përshpejtuar marrëveshjen, Sesko pranoi të heqë dorë nga një pjesë e pagës së tij, pavarësisht ofertës më të lartë të Neëcastle. 

Agjencia e tij, nën drejtimin e Elvis Basanovic, gjithashtu heq dorë nga një pjesë e komisionit të saj. Këto sakrifica ndihmuan që marrëveshja me Manchester United të finalizohej. 

Sky Germany shtoi se si pjesë e marrëveshjes së transferimit, Manchester United dhe RB Leipzig do të luajnë një ndeshje miqësore në Gjermani. 

Kjo ndeshje pritet të sjellë rreth 1.5-2 milionë euro të ardhura për klubin e Bundesligës./Telegrafi/

telegrafi sport app