Eksperti i Ballkanit Perëndimor, Daniel Serwer, thotë se Serbia nuk është akoma e gatshme që të arrijë një marrëveshje për njohjen e Kosovës dhe se Bashkimi Evropian duhet të ushtrojë presion ndaj dy shteteve.
Dështimi i takimit të Parisit, për çështjen e Kosovës dhe Serbisë, ka nxjerrë edhe një herë në pah, problemet dhe të metat e dialogut Kosovë-Serbi. Duket se vendosja e taksës nga ana e qeverisë së Kosovës, nuk ka arritur që ti shërbej afrimit midis dy palëve.
Nga ana tjetër vetë Bashkimi Evropian është treguar pak më i ashpër me Kosovën. Edhe pse në raportet e tij të përvitshëm, Komisioni Evropian, thekson se Kosova i ka plotësuar kushtet për heqjen e vizave, përsëri, Këshilli i Ministrave të Bashkimit Evropian, është skeptik.
Serbia nuk pranon që të ulet në tryezën e bisedimeve me Kosovën, ku si kusht kryesor ka vendosur heqjen e taksës. Por duket se ky mbetet vetëm pretekst.
Studiuesi i njohur për rajonin e Ballkanit Perëndimor, Daniel Serwer, studiues në Qendrën për Marrëdhënie Transatlantike në Universitetin “Johns Hopkins”, thekson se Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk është gati që ta njohë Kosovën.
Për sa i përket nivelit të demokracisë në Kosovë dhe Serbi, Serwer, thekson se politikanët e të dyja vendeve janë të korruptuar dhe mendojnë vetëm për interesat e tyre.
Z.Serwer, a besoni se Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka kurjen për të arritur ndonjë marrëveshje me Kosovën?
Serwer: Unë dyshoj nëse Presidenti Vuçiq është i përgatitur të bëjë atë që është e nevojshme: të njohë dhe të vendosë marrëdhënie diplomatike me Kosovën.
A mendoni se tarifa e vendosur nga ana e qeverisë së Kosovës duhet të revokohet, apo thjesht Serbia nuk e do këtë marrëveshje?
Serwer: Qëllimi kryesor i vendosjes së taksës, ishte që palët të përfshiheshin në dialog, përfshi këtu edhe Kryeministrin Haradinaj. Këtij qëllimi i ka shërbyer. Taksat nuk po e pengojnë Serbinë të arrijë ose të sigurojë shumë të ardhura. Unë do të rekomandoja që të hiqesh dorë nga kjo taksë.
Një gjë tjetër e rëndësishme kur flasim për Serbinë, ka të bëjë me faktin se shumë organizata ndërkombëtare kanë thënë se demokracia është dobësuar, media e pavarur dhe liria e medias janë rrezikuar, madje Freedom House ka treguar se Vuçiq vazhdimisht ka gërryer të drejtat politike, të drejtat e njeriut, ka presion ndaj mediave të pavarura, opozita dhe shoqëria civile. A mendoni se Perëndimi po i kthen shpinën vlerave të veta kur bëhet fjalë për Serbinë?
Serwer: Unë mendoj se kjo nuk ka qenë gjithmonë kështu në të kaluarën, duke shpresuar se afrimi i Beogradit në procesin e pranimit do të prodhonte rezultate më të mira sesa mbajtja e Serbisë jashtë këtij sistemi. Kjo nuk ka funksionuar. Bashkimi Evropian ka qenë shumë më i ashpër me Prishtinën, duke e mohuar heqjen e vizave edhe pas plotësimit të kushteve. Kjo nuk është e mençur.
Sa durim mund të ketë Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara, me situatën e pazgjidhur mes Kosovës dhe Serbisë?
Serwer: Mendoj se duhet të kemi më shumë durim se sa kemi treguar kohët e fundit. Presioni mbi Serbinë do të rritet kur të afrohet më shumë me Bashkimin Evropian. Amerikanët dhe evropianët duhet t’i bëjnë të qartë Serbisë se do të duhet të përfundojnë fushatën kundër anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare, nëse Beogradi dëshiron të përmirësojë marrëdhëniet me Bashkimin Evropian dhe Uashingtonin.
A po e shtyn Perëndimi, Serbinë që të përqafojë Rusinë, duke mos pasur një pasqyrë të qartë ndaj të ardhmes së saj euroatlantike?
Serwer: Perëndimi i ka dhënë Serbisë shumë. Nëse ende dëshiron të përqafojë Rusinë, kjo është zgjedhja e saj. Nuk do të doja që Perëndimi të vraponte pas Serbisë. Le ta lëmë Serbinë të zbulojë se sa pak mund të ofrojë Rusia, një fuqi rajonale në rënie.
20 vjet pas bombardimeve të NATO-s, a mund të thoni se Serbia dhe Kosova janë shtet i lumtur demokratik?
Serwer: Sigurisht që ata nuk janë plotësisht të lumtur ose tërësisht demokratike. Mungon sundimi i ligjit. Korrupsioni është shumë i zakonshëm. Politikanët janë më të shqetësuar për t’i shërbyer vetes dhe partive të tyre sesa njerëzve. Por nëse njerëzit duan më mirë, ata duhet të votojnë për të. /Shekulli/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Të dëmtuarit thonë se i akuzuari Bajroviq së bashku me paramilitarët e tjerë i kishin maltretuar gjatë luftës
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa
40 studiues shqiptarë dhe të huaj kërkojnë nga qeveria shqiptare mbrojtjen e Deltës së Vjosës
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë