Sërish tymoset Prishtina për 1 Maj

Po ashtu vërehet se shumica e atyre, të cilët kanë ndezur këto zjarreve, po përdorin goma si lëndë djegëse, duke ndotur kështu ambientin.
Dihet se ndezja e gomave në ambient të hapur liron dioksinën dhe materie tjera që shkaktojnë probleme serioze shëndetësore, si dëmtimin e organeve të frymëmarrjes, kancerin e mushkërive, dëmton lëkurën duke shkaktuar edhe shumë probleme të tjera shëndetësore, transmeton Express.
“Ligji për mbrojtjen e ajrit ndalon rreptësisht djegien e gomave. Me ligj dënohet çdo person që kryen një veprim të tillë. “Ndezja e zjarreve të tilla, veçanërisht gjatë ditës së nesërme, bart me vete pasoja të mëdha për mjedisin. Vazhdimi i një praktike të tillë, është e pakuptimtë dhe e dëmshme për Republikën e Kosovës dhe imazhin e saj”, thuhet ndër të tjera në një komunikatë të lëshuar sot nga MMPH-së. /Telegrafi/



















































