LAJMI I FUNDIT:

Sërish dëmtohet gypi i ujit në Bresje, mbesin pa ujë të pijshëm disa banorë të Fushë Kosovës

Sërish dëmtohet gypi i ujit në Bresje, mbesin pa ujë të pijshëm disa banorë të Fushë Kosovës

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton se është dëmtuar gypi i ujit të pijshëm në fshatin Bresje.

Kompania thotë se nga ky dëmtim, pa ujë të pijshëm kanë mbetur një pjesë e banorëve të Fushë Kosovës.


“Ju njoftojmë se sot, para pak çastesh ka pëlcitë tubi i ujit me diametër fi 250 mm por kësaj radhe në Bresje të Fushë Kosovës dhe disa metra më larg vendit të ditës së djeshme.
Ekipet teknike janë në teren me të gjitha kapacitetet e e nevojshme për punë dhe po merren me sanimin. Pa ujë të pijshëm janë objektet e banimit duke filluar nga rrethi i Fushë Kosovës e deri në Bresje (rruga për Pejë). Sanimi, sipas informatave nga terreni pritet të përfundojë në orën 14:30, sot.
Ju falënderojmë për mirëkuptim”, thuhet në njoftimin e kompanisë. /Telegrafi/