Milani ia tregoi vendin Interit duke shënuar fitoren e parë në derbin lokal pas dy vitesh, falë një Zlatan Ibrahimovic, klasi i të cilit edhe njëherë e bëri diferencën në një sfidë ku Interi tregoi se lëngon nga sëmundja e quajtur ‘Benitez’.

Juventusi nuk arriti asgjë më shumë se një barazim ndaj Romës në shtëpi, përderisa Lazio vazhdoi qëndrimin në vendet e para të tabelës me fitoren prej 2-0 ndaj Napolit. Andrea Ranocchia ia mundësoi Genoas fitoren në udhëtim te Cagliari, përderisa Udinese e shkatërroi Brescian.


ibra penalty(2)

Formacioni më i mirë i javës së 12-të në Serie A (4-1-2-3):

Portier: Eduardo (Genoa)

Mbrojtësit: Andrea Ranocchia (Genoa), Alessandro Nesta (Milan), Thiago Silva (Milan), Matteo Rubin (Bologna).

Mesfushorët: Alexis Sanchez (Udinese), Alberto Aquilani (Juventusi), Javier Pastore (Palermo).

Sulmuesi: Mauro Zarate (Lazio), Zlatan Ibrahimovic (Milan), Antonio Di Natale (Udinese).

                         Eduardo

  Ranocchia - Nesta - Thiago Silva - Rubin

                         Aquilani

                Sanchez - Pastore

                  Zarate Di Natale
                      Ibrahimovic
 

/Telegrafi/

telegrafi sport app